I shumëkërkuari për vrasjen e një çifti të moshuarish anglezë, Ali Qazimaj, 42 vjeç, është arrestuar sot nga policia e Luksemburgut. Qazimaj ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për vrasjen e 75 vjeçarit, Peter Stuart dhe zhdukjes së bashkëshortes së tij, 69 vjeçares Sylvia. Qerimaj u arrestua në një hotel në Luksemburg pasi një nga punonjësit e stafit të hotelit e ka identifikuar përmes fotove që qarkullonin në internet.
Ngjarja ndodhi të dielën e 29 majit në Norfolk. Peter Stuart u qëllua për vdekje me një thikë nga Qazimaj, ndërsa gruan e tij e zhduku në pyll, trupi i së cilës dy javë pas ngjarjes ende nuk është gjetur. Pas kësaj ngjarje të rëndë, policia angleze shpalli në kërkim Qazimajn si i dyshuari kryesor, i cili ishte i regjistruar në Angli si shtetas kosovar, por që nga komunikimet e policisë angleze me atë shqiptare, rezulton se ai është shtetas i Republikës së Shqipërisë, me identitet të ndryshuar, pasi i ka vedhur identitetin një qytetari nga Peja në Kosovë. Në angli ai njihej ndryshe edhe me emrin Marco Costa.
Madje, policia angleze ka të dhëna se ai ka blerë një tokë në afërsi të aeroportit "Nënë Tereza" në Tiran¡.

(Sylvia dhe Peter Stuart, dy të moshuarit që u vranë nga Qazimaj)
Policia angleze dyshon se shkak për vrasjen ka qenë shtëpia 280 mijë paund e çiftit anglez. Burime pranë policisë angleze theksojnë gjithashtu se ngjarja e rëndë ka ardhur pas një pakti të autorit të krimit me djalin e viktimave, i cili donte të përfitonte trashëgiminë e vilës luksoze. Ai u arrestua nga policia angleze menjëherë pas ngjarjes, ndërsa Qazimaj u shpall në kërkim ndërkombëtar si i dyshuari kryesor për vrasjen e çiftit të moshuar.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com