Vrau dy komisionerë në zgjedhjet
e ‘97-ës, ekstradohet Niko Dervishi

Vrau dy komisionerë në zgjedhjet <br />e ‘97-ës, ekstradohet Niko Dervishi
TIRANE - Është ekstraduar nga Greqia drejt vendit tonë ish-punonjësi i policisë, i cili në vitin 1997 vrau në bashkëpunim dy komisionerë në Zgjedhjet e parakohshme të zhvilluara në Qendrën e Votimit Leskovik.

43-vjeçarin Niko (Hysni) Burim Dervishi Gjykata e Lartë Tiranë e ka dënuar me 20 vjet burg për veprat penale “Vrasje në bashkëpunim” dhe “Vrasje me paramendim”.

43-vjeçari akuzohet se në 29 qershor të vitit 1997, vrau në bashkëpunim, dy komisionerët Ilirjan Arapin dhe Nako Skupron ndërsa mbetën të plagosur dhe 5 persona të tjerë.

Vrasja e dy komisionerëve në vitin 1997 përfshiu si autorë 5 persona. Dy prej tyre Spartak Sager dhe Roland Hasani janë ende në kërkim nga policia. Ata kanë marrë dënimin me 20 vjet heqje lirie secili.

Në maj të 2012-ës 43-vjeçari Kastriot Fejzo u arestua në Athinë si bashkëpunëtorë në vrasje. Gjykata e kishte dënuar me 18 burg. Ndërkohë që për këtë vepër me të njëjtin dënimin, 18 vjet burg është edhe shtetasi Adriatik Sejati.

Niko Dervishi u dorëzua në burgun e Sigurisë së Lartë Tiranë për të vuajtur dënimin e dhënë.

VRASJA PER KUTITE E VOTIMIT

Sipas të dhënave të policisë në atë kohë, krimi ndodhi në orët e vona të datës 29 qershor 1997 pasi kishte mbaruar procesi i votirmit. Komisionerët do dorëzonin kutitë e votimit në Komisionin Zonal të qytetit të Ersekës. Sipas versionit të policisë në atë kohë ka pasur shkëmbim zjarri në sheshin para bashkisë së qytetit, por edhe në hyrjen anësore të godinës. Atë natë te dera e bashkisë dy komisionerët janë pritur nga pesë persona të armatosur të cilët kanë tentuar t’u marrin kutitë e votimit.

Nako Skupra, komisioner i PS nga Mollasi, për të cilin deklarohet se është vrarë aksidentalisht, kur mbi të është qëlluar ndërsa ka qenë në një veturë "Mercedes Benz", ngjyrë blu dhe 24-vjeçari Ilirian Arapi, komisioner i PSD nga Leskoviku, i cili do të dorëzonte kutitë dhe materialet e votimit në qendër.

SOT U EKSTRADua NGA ITALIA NJE 32-VJECAR, AKUZOHET PER VRASJE TE MBETUR NE TENTATIVE
Një 32-vjeçar u ekstradua gjatë ditës së sotme nga Italia drejt vendit tonë nën aukzën e vrasjes të mbetur në tentativë.
Hoseantonio Quni, 32 vjeç nga Puka ishte dënuar në 15 tetor të 2009-ës nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me masën e sigurisë “Arrest me Burg”, pasi në 13 shtator të 2008-ës në bashkëpunim me shtetasin me inicialet A.T kanë plagosur me thikë shtetasin E.V tek restorant “Guva e Qetë“ Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 76, 25 dhe 22 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Arrestimi i Qunit u bë në Firence në 3 mars të 2012-ës, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën.

hoseantonio quni(Foto, Hoseantonio Quni)

Redaksia Online

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?