TIRANE - Një 34-vjeçar nga Burreli është ekstraduar nga SHBA si autor i dy vrasjeve në vitin 1997.

Bëhet fjalë për shtetasin Gentian Doda, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas vendimit të Gjykatës së Burrelit që e dënoi atë me 20 vjet burg, si autor të vrasjes së dy shtetasve, Gazmir Dedja dhe Asllan Gjoka, ngjarje kjo e ndodhur më 27 tetor të vitit 1997.

Gentian Doda është ekstraduar nga Los Angeles i SHBA-së drejt vendit tonë si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Washington, bën të ditur Drejtoria e Policisë së Shtetit, nëpërmjet një njoftimi për shtyp.

(gm/shqiptarja.com)