Vrau dy vëllezër në Krujë, kush është Roland Pula, u dënua 2 vite burg për 3 akuza, doli nga burgu dhe iku për të vjedhur në Itali e Gjermani

Roland Pula, njeriu që po kërkohet nga policia e Krujës, si autor i dyshuar i vrasjes së dy vëllezërve Gramoz dhe Xhentil Bardhi, rezulton me rekorde kriminale. Pula, njihet nga policia e Krujës, si person me precedentë penale, kryesisht në vjedhje dhe kultivim të lëndëve narkotike. Ai u arrestua në 2008, në 29 tetor 2010 Roland Pula u dënua nga gjykata e këtij qyteti me 6 muaj burgim për akuzën e “kanosjes” me armë, 4 muaj burgim për akuzën e “Plagosjes së lehtë me dashje” dhe 2 vjet burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”. Sipas burimeve, në bashkim të këtyre tre dënimeve, Roland Pula është dënuar përfundimisht me 2 vite burgim.

Këtë masë dënimi rezulton se Pula e ka kryer gjatë qëndrimit në ambjentet e paraburgimit në Fushë-Krujë, duke sjellë lirimin e menjëhershëm të tij, në muajin nëntor 2010. Burimet nga policia dhe prokuroria e Krujës, thonë se Roland Pula, gjatë kësaj kohe ka udhëtuar disa herë në Itali dhe Gjermani, ku besohet se ka kryer një sërë vjedhjesh në këto shtete. Por deri në këtë fazë të hetimit, asgjë nuk ka të provuar dhe dokumentuar nga institucionet përkatëse. 

Me sa duket prishja e pazareve ka sjellë konfliktet mes njëri-tjetrin, duke bërë që ngjarja të shkojë deri në përdorimin e armës, ku mbrëmjen e djeshme janë qëlluar për vdekje nga Roland Pula të dy vëllezërit Bardhi. Policia thotë se dy vëllezërit dhe Pula janë konfliktuar disa here me njëri-tjetrin, ku e fundit ka qënë një sher fizik mes tyre në lokalin e fshatit Gramëz. Për gjatë gjithë natës dhe ende tani, policia ka kryer kontrolle të shumta në zonën malore të Krujës, me shpresën e lokalizimit dhe arrestimin e Roland Pulës, por deri tani kërkimet kanë qenë pa sukses. Në mesnatën e djeshme, policia mundi të gjejë vetëm automjetin luksos të braktisur nga Rolandi.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taulant: 05/06/2020 08:13

    Keto vrasje dhe ky kriminalitet brutal jane dhurata te drejtesise se korruptuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni

NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni