TIRANE – Gjykata e Krimeve të Rënda la në burg nënën e re nga Librazhdi që 2 ditë më parë mbyti me jastëk foshnjën e saj 6-javëshe. Mes lotësh pendimi dhe “mbrojtjes”, duke thënë se e ka kryer krimin në kushte depresioni, 24-vjeçarja Oriola Lleshi ka dalë sot para togave të zezë në Gjykatën e Krimeve të Rënda në kryeqytet ku është njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”.
Ka qenë gjyqtari Klodjan Kurushi që ka vendosur për 24-vjeçaren “arrest me burg”, pasi nëna e re nga fshati Kuturman i Librazhdit akuzohet për krim brenda familjes, duke vrarë fëmijën e saj 2-muajshe.
E braktisur nga të afërmit e saj të cilët nuk ishin të pranishëm në Gjykatë, nëna e re është njohur me masën e sigurisë në prani të psikologes, ku seanca gjyqësore u ndërpre dy herë për shkak të gjendjes të vështirë emocionale të saj.
Nga hetimet e kryera deri më tani ka rezultuar se shkak për këtë ngjarje tragjike, dyshohet të jenë konfliktet familjare dhe marrëdhënia e “krisur” mes çiftit Lleshi.
Seanca gjyqësore ndaj 24-vjeçares Oriola Lleshi u zhvillua te Krimet e Rënda në Tiranë, për shkak se pas ndryshimeve, Kodi i ri Penal e klasifikon krimin brenda familjes krim të rëndë.
Nëna e re rrezikon deri në 35 vite burgim, pasi gratë përjashtohen nga dënimi maksimal për këto krime, dënim i cili është burgim i përjetshëm.
Kur kanë kaluar dy ditë nga ky krim i rëndë, asnjë nga familjarët nuk ka marrë trupin e pajetë të foshnjës i cili ndodhet ende në morgun e Elbasanit, pas kryerjes së ekspertizës mjeko-ligjore.
Redaksia Online
(e.s/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com