Gjykata e Apelit Durrës dënoi me 15 vjet heqje lirie Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini. Me gjykim të shkurtuar, Sokol Sanxhaktari do të vuajë 10 vite burg. 

Sanxhaktari në 30 korrik 2020 ekzekutoi në Elbasan, me sende të forta shokun e tij, Florian Lamçe, në bashkëpunim me një tjetër person.