Ka ndërruar jetë pas disa ditësh Egzon Bytyqi, i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes së tij, Jetlira Foniqi në Kosovë.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 23 gusht në fshatin Kërvasari të Malishevës, teksa e reja ishte në muajin e tetë të shtatzënisë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, deklaroi se i dyshuari ndërroi jetë më 27 gusht, rreth orës 17:15.
“Procedurat hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë në koordinim me prokurorin kompetent”, deklaroi Elezaj.
Paraprakisht dyshohet se motivi i vrasjes ishte për motive xhelozie, ndërsa rrethanat e sakta të ngjarjes pritet të përcaktohen nga hetimet e organeve kompetente.
Vrasja e Jetlira Foniqit shkaktoi reagime të shumta në Kosovë, ndërsa rasti riktheu në vëmendje shqetësimin për dhunën ndaj grave dhe rastet e rënda të dhunës në familje.






Komente
Komento