Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 35 vite burg shtetasin Ruzhdi Luzi, 57-vjeçarin që vrau në Kuçovë bashkëshorten e tij.

Vendimi është marrë pak ditë më parë, ku fillimisht Luzi u dënua me 35 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar Luzi është dënuar përfundimisht me 25 vjet heqje lirie.

Përpara dhënies së vendimit, Luzi ka pranuar autorësinë e krimit, duke shfaqur pendesë të thellë para gjykatës së Krimeve të Rënda. Ndërkohë ai ka treguar se krimin e rëndë e ka kryer në kushtet e gjaknxehtësisë.

Ruzhdi Luzi,57 vjeçari që i morri jetën me thikë bashkëshortes së tij, është dërguar pak kohë më parë nga prokuroria si i pandehur në gjykatë, për akuzën e “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Dosja e Luzit është rregjistruar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në 24 prill 2016 dhe se dosja në ngarkim të tij, do shqyrtohet nga gjyqtarja Daniela Shirka. Sipas prokurorisë shkak i vrasjes ka qënë xhelozia, ku Ruzhdi Luzi dyshonte se gruaja e tij Majlinda Luzi e tradhtonte, dhe për pasojë ai i ka marë jetën me thikë, duke lënë tre fëmijë jetimë.

“Unë dyshoja se ajo më tradhtonte. Unë nuk e duroja dot këtë turp. Veprimi i saj është shumë i ulët”, është shprehur autori gjatë fazës hetimore në prokurori. Ai ka shfaqur pendesë për krimin.”U vrava nënën, i lashë jetimë të tre.

Tani ata do të vuajnë pasojat e mia. Ata janë në moshë të vogël dhe nuk ka kush të kujdeset për ta"-mësohet të ketë thënë në polici dhe gjykatë. Krimi i rëndë ka ndodhur në fshatin Drizë të Kuçovës.
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com