Vrau gruan me çekiç dhe e fsheu një javë në papafingo, mbetet në burg 39-vjeçari shqiptar! Qan dhe shpreh pendesë: Më kapi paniku kur mësova se vdiq
Autori Kastriot Cenko dhe viktima 32-vjeçare
Greqi- Gjykata greke la sot (10 Dhjetor) në paraburgim shqiptarin që akuzohet se vrau bashkëshorten e tij në një krim të dyshuar pasioni dhe xhelozie, referuar dëshmive që ka dhënë deri tani para hetuesve.
Kastriot Cenko, 39 vjeç, është shfaqur i penduar për krimin makabër dhe është parë duke qarë në Gjykatë, raporton media greke. Ai pranoi vrasjen e bashkëshortes Alba Cenko, duke thënë se “do donte të kthehej pas në kohë”.
“Gjatë kërkimit të faljes për krimin në familje që bëri në mënyrë brutale në Ampelokipi ditë më parë, i akuzuari u shfaq i shkatërruar dhe qante vazhdimisht”, shkruan media.
Gjykata vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tij për vrasjen e 32-vjeçares në Ampelokipi. Autori, i cili u dorëzua në Polici një javë pas krimit, pasi kishte fshehur trupin në papafingo, raportohet se përsëriti në kërkim të faljes pretendimin se nuk kishte planifikuar të vriste gruan e tij, duke përmendur se në momentin e aktit ishte në gjendje jo të mirë psikologjike.
"Më pushtoi paniku kur mora vesh që ajo kishte vdekur", ka shpjeguar Cenko.
I akuzuari – sipas pretendimeve të tij – ka tentuar ta ringjallë viktimën pas goditjes. Por kur e kuptoi se ajo kishte vdekur, ai e zuri paniku dhe vendosi të fshihte trupin dhe të qetësonte fëmijët e tij, duke pretenduar se nëna e tyre ishte larguar nga shtëpia.
Ai ka dhënë disa hipoteza për motivet e krimit të rëndë që u zbulua më 5 Dhjetor nga autoritetet (por kishte ndodhur një javë më parë), nga tradhtia bashkëshortore me shokun e tij të ngushtë, deri tek dyshimet se një nga fëmijët nuk ishte i tiji. Por policia dhe prokuroria greke po zhvillojnë hetime intensive për ta zbardhur plotësisht rastin.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Janar, 09:13
Betohet Trump, a do të ndryshojë politika e SHBA-ve ndaj Shqipërisë?
-
Po
50.8%
-
Jo
43.3%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 3524
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trafikonte kokainë mes Italisë dhe Zvicrës, arrestohet në Lugano 38-vjeçari shqiptar! Ja çfarë iu gjetën në banesë (FOTOT)
20 Janar, 17:05
-
Vijon kritike gjendja e kryepeshkopit Anastas, mjekët tentojnë zgjimin, por s’ka reagim! Mbetet në intubim
20 Janar, 13:32
-
Kryebashkiaku i Himarës, vizitë në spitalin ku është i shtruar Kryepeshkopi Anastas: Lutemi për Fortlumturinë e Tij
18 Janar, 13:48
-
Itali/ Trafikanti shqiptar me ‘ide gjeniale’, e fsheh kokainën në zilen e biçikletës! Nisi të dridhej prej nervozizmit dhe frikës kur iu afruan policët
17 Janar, 19:37
-
Itali/ Shqiptari kapet me kokainë të fshehur në të brendshme, 20-vjeçarin e tradhtuan nervozizmi dhe 'shëtitjet' e shumta me makinë
17 Janar, 17:45
-
Refuzoi Shqipërinë për Greqinë, ish-mbrojtësi i Kombëtares firmos në Portugali
17 Janar, 15:53
-
‘U lodha duke qëndruar në shtëpi!’, 21-vjeçari thyen arrestin dhe kapet duke shëtitur në rrugë! Befason karabinierët me përgjigjen
16 Janar, 18:29
-
Itali/ Dyshohej si pjesë e grupit të trafikut të drogës, 20-vjeçari shqiptar ‘ngre në ajër’ me makinë oficerin e policisë gjatë operacionit për arrestim
16 Janar, 16:19
-
Itali/ Kishte shkuar si turist, 21-vjeçari shqiptar kapet duke shitur kokainë! Feneri i thyer i makinës e tradhtoi, droga e fshehur në çorape dhe frigorifer
16 Janar, 14:00
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Kryeministri i Greqisë propozon kreun e Parlamentit si kandidat për President
15 Janar, 12:13
-
U arrestua në Slloveni për vrasjen e ukrainasit në Itali, 40-vjeçari shqiptar një ushtarak karriere! Pistat për krimin, precedentët dhe identitetet e rreme
13 Janar, 17:14
Jane tre varjante kastriot cenko nuk e ka vrare .per shkake te vellai esaj ne greqi bashke me baxhanaku motra albes nusja vellai ose ka lidhje plumbi arte qe janekapur tani me lidhje elbasani
Përgjigju