Vrau gruan në sytë e dy fëmijëve, dënohet me burg përjetë ish gardisti Admir Dervishi. Dënimi i Dervishit me burg përjetë konfirmohet për ReportTv nga gjykata e krimeve e cila në tre seanca mbylli gjykimin për krimin brënda familjes.

Dervishi mëngjezin e 6 prillit me armën e shërbimit qëlloi 3 herë me pistoletë drejt bashkëshortes së tij Ilda Dervishi duke e lënë atë të vdekur.

Gardisti u prangos pak orë pas ngjarjes ndërsa për motivet e ngjarjes ai u shpreh se shkak ishte bërë xheloizia dhe kushtet ekonomike me të cilin cifti përballeshin muajt e fundit.

Sipas vendimit të siguruar nga ReportTv pesja e gjyqtarëve drejtuar nga Klodian Kurushi në dënimin maksimal dhënë për gardistin kanë mbajtur parasysh rrethanat rënduese të krimit. 

Ndër to vrasja e gruas në sytë të fëmijëve, krimin e kryer me armën e shërbimit dhe shkeljen e urdhërit të mbrojties që gjykata kish dhënë për Ilda Dervishin.

Gardisti Admir Dervishi qëlloi për vdekje me armën e shërbimit, në 6 prill të këtij viti, bashkëshorten e tij, Ilda Dervishi. Krimi i rëndë u krye në prani të dy fëmijëve të mitur. 

Shkak i vrasjes ishin mosmarrëveshjet prej kohësh mes çiftit. Para gjykatës, Dervishi është shprehur se bashkëshortja nuk e respektonte dhe se në momentin e vrasjes dy bashkëshortët kishin pasur një debat të ashpër.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com