Vrau ish-gruan 23-vjeçare, gjykata e Apelit dënon me burg përjetë Elton Bengajn
Elton Bengaj dhe Sabrina Bengaj
Elton Bengaj (Metaj), autori i vrasjes se ish-bashkëshortes se tij Sabrina Bengajn, është deklaruar fajtor nga Gjykata e Apleit e cila e dënoi atë me burgim të përjetshëm dhe vuajtja e dënimit do të bëhet në një burg të sigurisë së lartë. Vendimi është dhënë ditën e sotme nga gjykata e Apelit.
Elton Bengaj (Meta) dhe Sabrina Bengaj kishin lidhur martesë në vitin 2017, martesë nga e cila erdhi në jetë vajza e tyre. Bashkëjetesa midis tyre u ndërpre në vitin 2020, për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike të ushtruar nga bashkëshorti Elton Bengaj ndaj Sabrinës e cila së bashku me vajzën e mitur është zhvendosur në banesën e prindërve të saj në fshatin Zhupan, Fier.
Rrjedha e ngjarjeve që sollën krimin e rëndë:
Edhe pas ndërprerjes së bashkëjetesës të tyre, Elton Bengaj ka vazhduar të ushtrojë dhunë ndaj Sabrinës. Rezulton se, ai ka kërcënuar me armë kallashnikov Sabrinën dhe familjen e saj, fakt për të cilin ai është arrestuar nga policia më datë 19.09.2020.
Një muaj më pas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, mbi bazën e kërkesës së paditëses Sabrina Bengaj, ka lëshuar urdhrin e mbrojtjes për paditësen, me efekt shtirje deri më datë 14.10.2021, duke urdhëruar të paditurin Elton Bengaj të mos cenojë, ngacmojë, kontaktojë apo të komunikojë drejtpërdrejt ose tërthorazi, si dhe të mos kryejë vepër penale të dhunës në familje ndaj paditëses Sabrina Bengaj.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 21.02.2021 vendosi zgjidhjen e martesës. Mbrëmjen e datës 10.09.2021, ish-bashkëshorti Elton Bengaj hyri në banesën e prindërve të ish-bashkëshortës me një armë zjarri kallashnikov në dorë.
Pas kërkesës së Sabrinës për t’u sqaruar jashtë banesës, për të mos shqetësuar familjarët, i pandehuri Elton Bengaj e ka qëlluar disa herë me armë pas shpine ish-bashkëshorten (për të cilën ishte nxjerrë një urdhër mbrojtje nga Gjykata) dhe është larguar me motor me shpejtësi, ku është kapur më pas nga policia pas kërkesës së të atit të tij dhe policisë për t’u dorëzuar.
M.Q./B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.3%
-
Të gabuar
23.3%
-
Nuk kam mendim
11.4%
Vota total: 2175
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Iliba Bezati zgjidhet me 18 vota pro zëvendës kryetare e Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm
10 Janar, 11:58
-
Gjykata e Apelit kërkon ambiente me qira pas hartës së re gjyqësore, KLGJ bën thirrje publike
4 Janar, 18:05
-
Masakra me 4 të vrarë në Shkodër/ Gjykata e Apelit heq masën e pezullimit nga detyra për 4 efektivët! Do hetohen në gjendje të lirë me 'detyrim paraqitje'
30 Dhjetor 2024, 16:10
-
Merrnin ryshfet për të liruar patentat e pezulluara, Apeli i GJKKO shton dënimet për 7 persona
3 Dhjetor 2024, 09:32
-
Lezhë/ Vranë për hakmarrje biznesmenin në Mamurras, Apeli lë në fuqi 47 vite burgim për 2 autorët! Shkak rrahja dhe ngacmimi i një vajze
26 Nëntor 2024, 12:29
-
Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut! Shqetësim gjyqtarët e prokurorët që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive! Me iniciativën tonë hetojmë të shkarkuarit
25 Nëntor 2024, 10:48
-
Vrasja e Martinit/ Gjendet pranë Gjykatës së Apelit thika, me të cilën u kry krimi! Bashkë me të edhe çanta e shkollës e 14 vjeçarit të arrestuar si autor
22 Nëntor 2024, 21:09
-
Vrau babanë dhe vëllanë e ish-gruas në Lezhë, Apeli lë në fuqi dënimin burg përjetë për Besnik Pjetrin
21 Nëntor 2024, 15:55
-
Hetimi për Onkologjikun, Gjykata e Lartë refuzon Apelin! Zv.Drejtoresha dhe specialistja në një dosje
9 Nëntor 2024, 17:39
-
Vrau kushëririn në Shkodër për qiranë, Apeli i ul dënimin në 19 vite burg Lek Vuksanit
25 Tetor 2024, 14:54
-
Përlot djali jetim! E gjithë familja me të zeza para gjykatës, lot e thirrje për drejtësi për 2 vëllezërit e vrarë në Roskovec
15 Tetor 2024, 15:28
-
Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e shkallës së parë për Alda Klosin, sanitaren Rozeta Dobi dhe djalin e saj! Vendimi i plotë dhe masat e dënimit
3 Tetor 2024, 15:54