Vrau Jurgen Dukën për radhën në supermaket, vetëdorëzohet ish-polici, sekuestrohet arma e krimit! VIDEO nga momenti i vrasjes

TIRANË- Ish-efektivi Arbër Sula, i cili vrau me armë zjarri Jurgen Dukën pas sherrit për radhën në supermarket është vetëdorëzuar në polici. Arbër Sula ishte në arrati që prej 14 dhjetorit 2021, nga dita kur ndodhi krimi në një market në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë.

Policia bën me dije se Arbër Sula ka dorëzuar armën e shërbimit me të cilën kreu krimin, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Për Arbër Sulën ishte caktuar masa e sigurisë "Arrest në burg" në mungesë.

Arbër Sula, ish-agjent krimesh me detyrë në Dibër, qëlloi me armë zjarri për vdekje 29-vjeçarin Jurgen Duka (Mëziri). Vrasja ndodhi brenda një marketi në rrugën ‘Irfan Tomini’, ndërsa shkak u bë sherri mes dy personave se kush do paguante i pari tek kasa. Fillimisht Duka mbeti i plagosur ndërsa ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë pasi plumbi e preku në zemër.

Jurgen Duka nuk ishte një emër i panjohur për policinë pasi rezulton me precedent të mëparshëm kriminal. Rasti më i fundit, në vitin 2020 ai u arrestua së bashku me Elison Hysenbelli në kuadër të operacionit anti-drogë mes Italisë dhe Shqipërisë, të koduar ‘Riviera’ dhe do ekstradohej drejt vendit fqinj për t'u gjykuar.

Sherri në market për radhën përfundoi në vrasje, dinamika e krimit në kryeqytet

Report Tv kishte siguruar pamjet e momentit të vrasjes, ku vihet re se fillimisht Jurgen Duka dhe Arbër Sula, kishin debatuar brenda marketit, i cili kishte leje të punonte 24 orë edhe pse ishte periudha e pandemisë. Debati agravoi në përplasje fizike me Dukës dhe Sulës ndërsa më pas ky i fundit e ka qëlluar me armë zjarri 29-vjeçarin. Në videon e siguruar shihet edhe një punonjës i marketit në rrugën 'Irfan Tomini' i cili fillimisht tentoi t'i ndajë personat që po përplaseshin fizikisht, por nuk ja doli dot. Pas krimit, Sula, i cili ishte jashtë shërbimit, ka dalë me shpejtësi nga marketi, ndërsa policia kishte nisur kërkimet për arrestimin e tij, deri në momentin që ai u vetëdorëzua. Jurgen Duka ishte në market së bashku me shokun e tij O.D.

Duka u arrestua në 2020, u ekstradua në Itali dhe fitoi lirinë

Nga verifikimet e kryera rezulton se viktima është person me precedent të mëparshëm kriminal. 29-vjeçari mësohet se është arrestuar në vitin 2020 në kuadër të një operacioni anti-drogë mes Shqipërisë dhe Italisë ku u prangosën edhe disa persona të tjerë. Duka u ekstradua në Itali për t'u gjykuar ku fitoi lirinë.

Operacioni “Riviera” u iniciua nga Prokuroria Rajonale Antimafia në Bolonja, në bashkëpunim me Grupin e Operacioneve Speciale (ROS) të Karabinierisë në Bolonja. Grupi kriminal i trafikut përbëhej nga shqiptarë dhe italianë. Operacioni në Itali u zhvillua në Marche, Emilia Romagna, Lombardi dhe Liguri.

Akuzat dhe dënimet nga viti 2013 në vitin 2020

Jurgen Duka, në vitin 2013 është proceduar për veprën penale "Mashtrimi" dhe në vitin 2014 është proceduar për "Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë".

Në vitin 2016 Jurgen Duka është dënuar me 8 muaj burg për veprat penale "Falsifikimi i monedhave".

Në vitin 2017 është dënuar me 4 muaj burg për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë" dhe "Përndjekja”.

Në vitin 2020 Duka u arrestua për drogë së bashku disa persona të tjerë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gripi: 01/03/2022 22:05

    Pak rendesi ka tani kush ishte viktima. Polici kriminel ka kryer vrasje te qellimte me gjakftohtesi si te ishte kriminel dhe jo polic i shtetit. Vete dorezimi nuk duhet te lehtesoj akuzen dhe ky polic horr qe vret per nje rradhe ne market duhet te marre minimumi 25 vite burg. Ai maskarai i droguar i repartit te horrave shqiponja qe vrau si vrases Klodjan Rrashen u denua shume pak. Ata qe hodhen armen per te inkriminuar viktimen " nuk" u gjenden dhe nuk ndeshkuan. Policia e shtetit nuk mund te ekzekutoje pa gjyq qytetaret. Ndeshkim maksimal per vrasesit. Shpresojme mos te jete dorezuar ne kembim te nje denimi te ulet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë