ELBASAN -Gjykata e Elbasanit dënoi në mungesë me 17 vjet burg Erjon Llapushin si autor të vrasjes makabre të kamerierit Gazment Kurmaku për një tavolinë në një restorant në Labinot Fushë të Elbasanit.

Gjyqtarja Yrfet Shkreli ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar duke dënuar përfundimisht me 11 vite burg. 

Për këtë ngjarje të 20 tetorit 2021, prokuroria kërkoi dënimin e me 20 vjet burg.  

Nga verifikimi kryer në Sistemin e Menaxhimit të Çështjeve Gjyqësore rezulton se, Sot më datë 23.01.2025 është zhvilluar seanca gjyqësore për të pandehurin Erjon Llapushi me Trup Gjykues Kryesues Gjyqtare  Yrfet Shkreli. Rezulton vendimmarrje sot më datë 23.01.2025  "Deklarim Fajtor" për veprën penale  " "Vrasje me dashje", parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal, në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim. Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar përfundimisht me 11(njëmbëdhjetë) vjet e 4 ( katër) muaj burgim.

Sherri mes tyre, nisi për një tavolinë të rezervuar, ku mësohet se kryekamarieri, Gazment Kurmaku  i ka bërë me dije Llapushit, se ajo ishte e zënë dhe nuk duhej të ulej aty. 

Llapushi kapi nga fyti Kurmakut, e kërcënoi me thikë, e më pas e vrau. Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Luan Dulellari nuk bëri asnjë lëvizje për të ndaluar apo për të mbrojtur viktimën, por u arratis.

57-vjeç, kryekamarier, ndërroi jetë në spital 5 ditë pasi u godit  

Gjatë një operacioni kontrolli të ndërmarrë pak ditë më parë, RENEA bastisi edhe banesën e të shumëkërkuarit për vrasje, por nga kontrollet rezultoi se nuk ishte në banesë.

Erjon Llapushi është personazh i skeduar për aktivitet kriminal, dhunë dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe deri më tani nuk është lokalizuar nga policia. Pak ditë më parë RENEA ushtroi kontroll në shtëpinë e tij në Pogradec, por nuk e gjeti.