POGRADEC- Forca të shumta policie, RENEA e FNSH kanë bastisur Pogradecin, në një operacion të nisur që orët e para të mëngjesit së 17 janarit.
Deri në mesditë burimet bëjnë me dije se janë kontrolluar 28 banesa në total, brenda të cilave janë gjetur sende të jashtëligjshme të personave kontingjent kriminal dhe lidhje me ta.
Deri tani janë 6 të arrestuar dhe 14 të shoqëruar, të cilët po pyeten dhe në orët në vijim, për pjesën më të madhe të tyre do të ketë arrestim.
Kontrollet janë ushtruar në dhjetëra ambiente, mes tyre edhe në shtëpinë e të shumëkërkuarit Erjon Llapushi. Ky i fundit nuk është gjetur në banesë, ndërsa RENEA ushtroi kontrolle të imtësishme në shtëpinë e tij.
I shumëkërkuari Erjon Llapushi, sipas burimeve, nuk është gjetur për t’u arrestuar në shtëpinë e tij. Ndërkohë, janë gjetur armë, sasi të konsiderueshme parash dhe lëndë narkotike.
Bëhet me dije se janë arrestuar 6 prej tyre duke goditur raste të armëmbajtjes pa leje, lëndëve narkotike dhe persona në kërkim. Të prangosurit janë Fation Bono, Eris Çekani, Denis Xhemollari, Arbri Berberi, Aldi Hoxha dhe Enxhi Xhemollari.
Kontroll u ushtrua në banesat e 28 personave, teksa u sekuestruan armë gjahu, armë të ftohta, lëndë narkotike, para dhe sende të kundraligjshme. Në operacion u përshinë 200 forca police, konkretisht nga RENEA, Forca Kombëtare e Sigurisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Komisariati i Policisë Pogradec. Blutë sekuestruan shotgun, pistoleta, përfshirë dhe modele të sofistikuara armësh maskuese si psh. thika në forma stilolapsi.
Në disa shtëpi të kontrolluara u gjetën 90 milionë lekë të vjetra në një shtëpi, 50 milionë lekë të vjetra në një shtëpi tjetër, 26 mijë dollarë, 500 kg karburant që dyshohet të jetë kontrabandë, si dhe sekuestruar edhe aparate celular që përdoreshin për lojëra fati. Në 3 banesa është gjetur edhe sasi lënde narkotike kokainë, informon Sokol Dema, gazetari i Report Tv.
Kush është Llapushi?
Erjon Llapushi është autori i krimit makabër në një lokal në Elbasan më 2 tetor 2021. Llapushi kapi nga fyti kamarierin Gazment Kurmaku për një tavolinë, e kërcënoi me një thikë, e më pas e vrau. Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Luan Dulellari nuk bëri asnjë lëvizje për të ndaluar shokun e tij apo për të mbrojtur viktimën, por u arratis.
Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar 20 vite burg për Erjon Llapushin, një personazh i skeduar për aktivitet kriminal, dhunë dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Fation Bono, një nga të arrestuarit
RENEA dhe Policia e Shtetit arrestuan sot në Pogradec 6 persona për krime t ëndryshme, teksa ushtruan 28 kontrolle banesash për persona kontingjent krimi, me rrezikshmëri, të kërkuar apo në kushte flagrance.
U sekuestruan armë të ndryshme, drogë dhe sasi të mëdha lekësh, shumica në valutë.
Dy prej të arrestuarve janë edhe persona të njohur për Policinë në të kaluarën, për aktivitete të ndryshme të paligjshme. Ata janë Fation Bono, një mik i hershëm i Gjin Nikës, të cilët sot iu gjetën mbi 100 mijë euro në banesë dhe Eris Çekani, të cilit iu kapën thika dhe municion, kurse në të kaluarën është përfshirë në konflikte të dhunshme në aksin Elbasan-Pogradec.
Eris Çekani
Sipas skedës policore, Eris Çekani rezulton i përfshirë më 4 Mars 2023 në një konflikt në Pogradec, për arsye që ende nuk dihen. Sherri mes tyre nuk ka përfunduar me aq, por të rinjtë, të cilët udhëtonin me dy makina, kanë ndjekur njëri-tjetrin si nëpër filma, deri në në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik”. Në ndjekje përplasën edhe makinat mes tyre. Në pranga kanë rënë dy nga të rinjtë, ndërsa tre të tjerët kanë arritur të largohen.
Në pranga në atë kohë ranë dy të rinjtë, Eris Cekani, 39-vjeç dhe Gledis Dikellari, 23-vjeç, të dy banues në Pogradec, si dhe shpallën në kërkim të rinjtë M. Xh., 27 vjeç, banues në Tiranë dhe Sindi Syzo, 28 vjeç dhe B. Syzo, 31 vjeç, vëllezër, të dy banues në Pogradec. Kurse më 26 prill 2023 u bë arrestim tjetër i Marjo Xhangollit, pasi në bashkëpunim me vëllezërit Syzo, të cilët kërcënuan dhe i përplasën makinën Eris Çekanit.
Në bashkëpunim me Sindi Syzon dhe vëllain e këtij të fundit, më 18 prill, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", pranë vendit të quajtur Qafë Plloçë, përplasën qëllimisht, me automjetin e tyre, automjetin e një 39-vjeçarit Eris Çekanin. Këtë të fundit e kanosën, i dëmtuan me sende të forta automjetin dhe më pas u larguan me shpejtësi, nga vendngjarja. Xhangolli është mik i Sindi Syzos, i cili e ka të hershme historinë e konfliktit me Çekanin.
Kurse sot (17 janar), Çekani u arrestua për veprat penale "prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe "mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit". Nga kontrolli i ushtruar ne banesën e tij i janë gjetur 3 armë të ftohta (thika) njëra prej tyre thike stilolaps si dhe fishekë model 56.
Fation Bono
Fation Bono një dekadë më parë cilësohej nga policia si ndër personat më të rrezikshëm. I riu nga Pogradeci u arrestuar sërish sot për disa vepra penale.
Në vitin 2015 ai ishte arrestuar nga policia, sepse ka qenë në kërkim si i dyshuar për vepra të rënda penale ‘plagosje të rëndë me dashje’, ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘kanosje’.
Bono atë kohë (13 Nëntor 2015), u kap në Unazën e Re, pranë një lokali nga ana e Forcës Posaçme “Shqiponja”.
Bono cilësohet se ka qenë pjesëtar i një grupi me rrezikshmëri te lartë që njihet për aktivitetin kriminal, siç ishte ai i Gjin Nikës. Nika ishte vrarë ndërkohë një vit më parë arrestimit të Bonos (2014) në një atentat, teksa dyshohej për vrasje pas konflikteve të kromit në zonën e Bulqizës dhe më gjerë. Gjithashtu Nika dyshohej edhe si vrasës me pagesë në atë kohë. Por Bono nuk ka pasur akuza direkte për këto krime të Nikës.
Kurse sot (17 janar), Bono është kapur në Pogradec për veprat penale "pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", "ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabande" dhe "fshehja e të ardhurave".
“Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij i janë gjetur një shumë monetare prej 6 015 900 lek , 22520 euro, 3200 dinarë maqedonas 2675 dollarë amerikane të cilat dyshohen se janë përfituar nga veprimtaria e tij kriminale. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar i janë gjetur në ambient magazine ne banesën e tij qindra litra naftë e dyshuar kontrabande nga Maqedonia e Veriut dhe një automjet i markës Land Rover, vit prodhimi 2018”, njoftoi policia.
Policia e Korçës dha detaje nga rezultatet e operacionit të zhvilluar ditën e sotme (17 Janar), kryesisht në Pogradec, me qëllim kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të shumëkërkuar apo të akuzuar për vepra penale.
Bëhet me dije se janë arrestuar 6 prej tyre duke goditur raste të armëmbajtjes pa leje, lëndëve narkotike dhe persona në kërkim.
Të ndaluarit janë Fation Bono, Eris Çekani, Denis Xhemollari, Arbri Berberi, Aldi Hoxha dhe Enxhi Xhemollari.
Kontroll u ushtrua në banesat e 28 personave, teksa u sekuestruan armë gjahu, armë të ftohta, lëndë narkotike, para dhe sende të kundraligjshme.
Në operacion u përshinë 200 forca police, konkretisht nga RENEA, Forca Kombëtare e Sigurisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Komisariati i Policisë Pogradec.
Njoftimi i Policisë së Korçës:
“Kontrolle intensive për goditjen e armëmbajtjes pa leje, lëndëve narkotike si dhe për kapjen e personave në kërkim.
Kontrollet në kuadër të procedimit të nisur një javë më parë për veprën penale “Vrasja e ngelur në tentativë”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 11.01.2025, ku shtetasi S.S tentoi të vriste me mjet prerës shtetasin N.A.
Në operacion u përshinë 200 forca police, konkretisht nga RENEA, Forca Kombëtare e Sigurisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Komisariati i Policisë Pogradec.
Sekuestrohen armë zjarri, armë gjahu, armë të ftohta, lëndë narkotike kokainë, shuma parash e sende të tjera të kundërligjshme. Vihen në pranga 6 shtetas dhe vijon puna për kapjen shtetasve të tjerë.
Në kuadër të operacionit në bazë të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë mbi lejimin e kontrollit, u ushtrua kontroll në banesat e 28 shtetasve, në automjete dhe ambiente të ndryshme të dyshuara se mund të strehoheshin personat e kërkuar.
Si rezultat i kontrolleve masive të kryera në të njëjtën kohë në të gjitha lagjet e qytetit Pogradec, u arrestuan në flagrancë ku nga kontrolli i ushtruar këtyre banesave janë arrestuar nè flagrance shtetasit :
•F.B, 35 vjeç, lindur dhe banues Vërdovë Pogradec , për veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", "Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabande" dhe "Fshehja e të ardhurave". Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij i janë gjetur një shumë monetare prej 6 015 900 lek , 22520 euro, 3200 dinarë maqedonas 2675 dollarë amerikane të cilat dyshohen se janë përfituar nga veprimtaria e tij kriminale. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar i janë gjetur në ambient magazine ne banesën e tij qindra litra naftë e dyshuar kontrabande nga Maqedonia e Veriut dhe një automjet i markës Land Rover, vit prodhimi 2018.
•A.H., 34 vjeç, lindur dhe banues ne Pogradec për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe municionit" "Prodhimi , mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale". Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij i janë gjetur 2 arme gjahu dhe një pistoletë pa leje përkatëse, një sasi municioni luftarak, 2 armë te ftohta të llojit thika flutur si dhe një shumè monetare prej 5 043 560 lek, 31 810 euro , 22 915 dollarë amerikane, 685 700 dinarë maqedonas, 2920 dollarë kanadeze, 1550 franga zvicerane, 800 dollarë australiane, 620 paund.
•E.Ç., 41 vjeç lindur dhe banues në Pogradec, për veprat penale "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit". Nga kontrolli i ushtruar ne banesën e tij i janë gjetur 3 armë të ftohta (thika) njëra prej tyre thike stilolaps si dhe fishekë model 56.
•D.Xh., 33 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", pasi nga kontrolli i ushtruar i është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike e llojit (kokainë).
•A.B, 47 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec për veprën penale " Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve tê ftohta" , pasi nga kontrolli i ushtruar i është gjetur një armë e ftohtë (shufër hekuri me ngjyre të errët me doreze të gomuari të policisë)
•E.Xh., 33 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara" pasi nga kontrolli i ushtruar në dy aparatet e tij celular i janë gjetur llogari (accounte) në emrin për vendosjen e basteve sportive për shtetas të ndryshëm me qëllim përfitimi si dhe një shume monetare prej 200 000 mije leke të dyshuara te përfituara nga kjo veprimtari. Operacioni vijon”.
Operacioni i RENEA-s, 17 janar 2025
Report Tv zbulon detaje nga super aksioni i policisë së Korçës i ndihmuar nga forca elitë RENEA në Pogradec. Burimet bëjnë me dije se janë kontrolluar 28 banesa në total, brenda të cilave janë gjetur sende të jashtëligjshme të personave kontingjent kriminal dhe lidhje me ta.
Bëhet me dije se deri tani janë 14 të shoqëruar, të cilët po pyeten dhe në orët në vijim, për pjesën më të madhe të tyre do të ketë arrestim.
I shumëkërkuari Erjon Llapushi, sipas burimeve, nuk është gjetur për t’u arrestuar në shtëpinë e tij.
Ndërkohë, janë gjetur armë, sasi të konsiderueshme parash dhe lëndë narkotike.
Blutë sekuestruan shotgun, pistoleta, përfshirë dhe modele të sofistikuara armësh maskuese si psh. thika në forma stilolapsi.
Në disa shtëpi të kontrolluara u gjetën 90 milionë lekë të vjetra në një shtëpi, 50 milionë lekë të vjetra në një shtëpi tjetër, 26 mijë dollarë, 500 kg karburant që dyshohet të jetë kontrabandë, si dhe sekuestruar edhe aparate celular që përdoreshin për lojëra fati. Në 3 banesa është gjetur edhe sasi lënde narkotike kokainë, informon Sokol Demam, gazetari i Report Tv.
Report Tv sjell pamjet nga momenti kur RENEA dërgon në Policinë e Pogradecit një prej personave të shoqëruar nga operacioni i nisur që orët e para të mëngjesit të 17 janarit.
Me pranga në duar dhe pas shpine, siç shihet në video, dy efektivët e RENEA-s e shoqërojnë për në komisariat.
Foto: Gazment Kurmaku (viktima) dhe Erjon Llapushi (autori i vrasjes)
RENEA bastisi sot Pogradecin në një operacion ku u rrethua edhe shtëpia e të kërkuarit Erjon Llapushi.
Po cili është aktiviteti kriminal i Erjon Llapushit dhe si arriti ky personazh t’i shpëtonte ndëshkimit?
Tetor 2021 vrau kamarierin në Elbasan
Erjon Llapushi është autori i krimit makabër në një lokal në Elbasan më 2 tetor 2021. Llapushi kapi nga fyti kamarierin Gazment Kurmaku për një tavolinë, e kërcënoi me një thikë, e më pas e vrau. Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Luan Dulellari nuk bëri asnjë lëvizje për të ndaluar shokun e tij apo për të mbrojtur viktimën, por u arratis. Më 17 korrik të 2024, Prokuroria e Elbasanit kërkoi 20 vite burg në total për Llapushin për veprën penale "vrasje me dashje".
Maj 2021, arrestohet për trafik njerëzisht (lirohet)
Në 29 maj të 2021, Erjon Llapushi është arrestuar nga policia, pasi po transportonte 24 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Një vepër e tillë penale, pra ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve në këmbim të parave, dënohet deri në 3 deri në 7 vite burg. Teksa shumë persona sot janë në burg për këtë vepër penale masive vitet e fundit, Erjon Llapushi, çuditërisht ishte i lirë dhe nuk dihet se sa ditë burg ka bërë.
2019, Shtrëngim për dhënien e pasurisë (sërish i lirë)
Në vitin 2019, Erjon Llapushi, sa bashku me Saimir Frahollin, përmes presionit dhe shantazhit mundën të merrnin 17 për qind të aksioneve të një kompanie private, e cila ka si objekt transportin e udhëtarëve në linjat Pogradec-Korçë dhe Pogradec-Tiranë. Më pas, aksionet e rrëmbyera, i ia kanë shitur një personi tjetër.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka shpallur fajtor Erjon Llapushin për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim. Dhe në vitin 2020, Llapushi rezulton në burg. Nuk dihet rrethanat se si Llapushi ka rritur të dalë nga qelia për një vepër penale që dënohet deri në 8 vite burg, ndërkohë që ka vijuar akvitetin kriminal.
2008, plagosje e rëndë me dashje
Në njoftimin e policisë së majit 2021, kur Erjon Llapushi u arrestuar për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, ka një detaj. Në njoftim thuhet se Erjon Llapushi kishte kryer më parë edhe një krim tjetër, atë të plagosjes së rëndë me dashje. Plagosja e rëndë me dashje dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet. 13 vite më parë, në një lokal në qytetin e Pogradecit, Llapushi ka ka plagosur Mariglen Topuzin, ndërsa qëndronte bashkë me të. Topuzi është qëlluar me armë zjarri, duke marrë një plagë në kokë dhe një plagë në gjoks poshtë zemrës. Llapushi është dënuar për këtë vepër penale. Por ky dënim është një precedent që komprometon rëndë drejtësisë, e cila ka zbutur dënimin deri edhe ‘amnistuar’ Erjon Llapushin për krimet e mëvonshme.
Armëmbajtje pa leje
Me kryerjen e veprës penale të plagosjes së rëndë me dashje, Erjon Llapushi ka kryer rrjedhimisht dhe automatikisht edhe veprën penale të armëmbajtjes pa leje. Mbajtja e armëve pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga pesë deri në shtatë vjet. Erjon Llapushi është dënuar edhe për këtë vepër penale, ku nga bashkimi i dënimeve, i janë lehtësuar pozitat.
1 maj 2007, tentativë për vrasje
Në CV-në kriminale të Erjon Llapushit është edhe një tentativë për vrasje, ndodhur në më 1 maj të vitit 2007. Erjon Llapushi ka tentuar të vrasë më me armë zjarri Andi Sukollarin. Pas ngjarjes, Llapushi është shpallur në kërkim, arrestuar dhe më pas dënuar. Erjon Llapushi, pas kryerjes së dënimit për tentativën e vrasjes së Andi Sukollarit, ka plagosur rëndë Mariglen Topuzin.
Futini plumbin e qerojini keta llapushrat e zarushat te pastrohet shqiperia.
PërgjigjuQenka fiks arnaut sunit myslymon Arab terrorist barbare
PërgjigjuPolici dhe shtet leshi. Imagjino te kishim terrorr si ne turqi apo vende tjera sdo dinim nga te shkonim. Me ervinin dhe proden keq e me keq do shkoje
PërgjigjuDhe kto nuk kapin dot i fshatar si erjon llapushi . I forti poradecin ahahahah
Përgjigju