ELBASAN -Gjykata e Elbasanit dënoi në mungesë me 17 vjet burg Erjon Llapushin si autor të vrasjes makabre të kamerierit Gazment Kurmaku për një tavolinë në një restorant në Labinot Fushë të Elbasanit.
Gjyqtarja Yrfet Shkreli ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar duke dënuar përfundimisht me 11 vite burg.
Për këtë ngjarje të 20 tetorit 2021, prokuroria kërkoi dënimin e me 20 vjet burg.
Nga verifikimi kryer në Sistemin e Menaxhimit të Çështjeve Gjyqësore rezulton se, Sot më datë 23.01.2025 është zhvilluar seanca gjyqësore për të pandehurin Erjon Llapushi me Trup Gjykues Kryesues Gjyqtare Yrfet Shkreli. Rezulton vendimmarrje sot më datë 23.01.2025 "Deklarim Fajtor" për veprën penale " "Vrasje me dashje", parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal, në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim. Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar përfundimisht me 11(njëmbëdhjetë) vjet e 4 ( katër) muaj burgim.
Sherri mes tyre, nisi për një tavolinë të rezervuar, ku mësohet se kryekamarieri, Gazment Kurmaku i ka bërë me dije Llapushit, se ajo ishte e zënë dhe nuk duhej të ulej aty.
Llapushi kapi nga fyti Kurmakut, e kërcënoi me thikë, e më pas e vrau. Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Luan Dulellari nuk bëri asnjë lëvizje për të ndaluar apo për të mbrojtur viktimën, por u arratis.
57-vjeç, kryekamarier, ndërroi jetë në spital 5 ditë pasi u godit
Gjatë një operacioni kontrolli të ndërmarrë pak ditë më parë, RENEA bastisi edhe banesën e të shumëkërkuarit për vrasje, por nga kontrollet rezultoi se nuk ishte në banesë.
Erjon Llapushi është personazh i skeduar për aktivitet kriminal, dhunë dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe deri më tani nuk është lokalizuar nga policia. Pak ditë më parë RENEA ushtroi kontroll në shtëpinë e tij në Pogradec, por nuk e gjeti.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
27.6%
-
Të gabuar
55.2%
-
Nuk e di
17.2%
Vota total: 87
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Si të mbroheni nga Gripi A H1N1, lë pasoja në mushkëri! Flasin për Report TV mjekë dhe epidemiologë: Urgjencat janë plot me të sëmurë, duhet të izoloheni 3 ditë
22 Janar, 14:13
-
SPAK ‘depërton’ edhe në botën e monedhave virtuale, Çopjave të Elbasanit u sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e dhjetëra pasuri të tjera
22 Janar, 11:22
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Momente tensioni në 'Elbasan Arena', ka të lënduar! Policia shoqëron disa tifozë (VIDEO)
19 Janar, 22:37
-
Trafik i rënduar në rrugën Librazhd-Elbasan, radhë e gjatë automjetesh në kthimin drejt Tiranës (VIDEO)
19 Janar, 18:05
-
Elbasan/ Mësim me xhupa në klasë, nxënësit: Është ftohtë, ngrohëset fiken nga rrjeti i amortizuar elektrik
18 Janar, 15:39
-
Gramsh/ I vodhi sendet personale një të arrestuari, AMP pezullon Nënkomisarin e Policisë! Gjykata i ndalon daljen jashtë vendit
17 Janar, 17:52
-
Berisha tha se banda e Suel Çelës e dhunoi në zyrë, kryebashkiaku i Elbasanit e përgënjeshtron: S'ka mundësi të rrihet një kryetar
17 Janar, 14:50
-
RENEA zbarkon në Pogradec, 6 në pranga, 28 kontrolle banesash e 207 mijë euro të kapura! Arrestohet Fatjon Bono, më herët u hetua si përkrahës i ISIS, kërkohet vrasësi i kamerierit
17 Janar, 08:14
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
'Plumbi i Artë 2'/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu për masën e parë të arrestit shtëpiak
15 Janar, 14:48
-
Moti i keq/ Veriu e juglindja në ‘pushtetin’ e borës! Izolohet Dibra, rruga e Arbrit e pakalueshme! Probleme me energjinë, pezullohet mësimi në 77 shkolla
13 Janar, 22:05
17? Po cfare justifikimi? Ai as nuk eshte dorezuar. U rente zjarri e u befshi hi o te korruptuar!
PërgjigjuDo kene pasur parasysh pamjen e ketij qe duket shume engjellor si duket
PërgjigjuHajde gjykat hajde Pse bohen vete gjygjesit ne shqiperi. 17 vite burg 4 vite ifiton se pranon qe eka o krimin.13 vjet del dhe likja nga burgu e fiton partija e likes e i fut nje amisti . 3 vjet bo ky ufo.
PërgjigjuNuk e kuptoj! Te vrasesh e te denohesh me 17 vjet..
PërgjigjuTurp per prokurore e gjykates! Ky funderrina duhej denuar min. 25 vjet ose burgim te perjetshem. Ju dhjefsha drejtesine!
PërgjigjuKy mjeker cjapi eshte kriminel dhe duhet te denohej me burgim te perjetshem se vrau nje njeri kot ne punen e vet ky plere po do qr gjykatesit dhe te gjitheve qe japin keto denime skandaloze
PërgjigjuFix lale e ke thon... Skandal me te vertet por kushedi sa jan hedhur ne valle se ska mundesi tjeter. Te ishte nje person tjeter fakir direkte i perjetshem...
Vetem ne Shqiperi vret me dashje dhe denohesh vetem 17 vjet...
PërgjigjuVret nje person totalisht te pafajshem, arratisesh dhe denohesh me vetem 17 vjet. Cfar eshte kjo pune
Përgjigju