TIRANË- Shkalla e tretë e gjyqësorit nuk pranoi rekursin e ish efektivit të policisë Ludjan Zaimi, i cili kërkoi prishje të vendimit të dhënë nga Apeli i Posaçëm në 25 janar 2024.
Më 15 shtator 2023 Gjykata e Tiranës e shpalli fajtor për akuzën “Vrasja e punonjësve të policisë së shtetit' dhe e dënoi me 35 vite burg ish-policin Zaimi, ndërsa në vendimin e saj Apeli vendosi të ndryshojë akuzën në 'vrasje me paramendim", duke ulur 5 vite dënimin.
Ngjarja e rëndë u shënua më 23 maj 2022, rreth orës 21:30, brenda në ambientet e komisariatit, në zyrën e instruktazhit, pak para se të dy oficerët e Patrullës së Përgjithshme të merrnin turnin. Zaimi, atëherë efektiv i policisë qëlloi 6 herë me armën e shërbimit kolegun e tij, Çaush Saliasi, 55-vjeç.
Ludjan Zaimi kishte vetëm 1 vit e gjysmë në Policinë e Shtetit, ndërsa viktima Çaush Saliasi kishte mbi 20 vite karrierë me uniformat blu. I riu, merrte anti-depresantë por sipas kartelës mjekësore nuk rezulton me probleme të shëndetit mendor. Sipas dëshmisë së tij ai pretendonte se kolegu e bullizonte.
Komente









