ELBASAN- Më kokën ulur dhe i heshtur ka qëndruar para trupës gjykuese Tefik Tashi, 58-vjeçari i cili masakroi me sëpatë në mes të rrugës në fshatin Kusarth të Elbasanit, kunatën e tij Alma Qevanin. Gjykata e Elbasanit caktoi masën ‘arrest me burg’ për 58-vjeçarin, i cili pas krimit makabër tha se e vrau kunatën (motrën e gruas) sepse ajo e ofendonte vazhdimisht.
Para grupit hetimor ai deklaroi se e vrau kunatën e tij Alma Qevanin, 44-vjeçe, sepse nuk e lejonte bashkëshorten e autorit (motra Almës) që të shkonte në shtëpinë e tij. Kjo dyshohet se ka qenë nisja e konfliktit që përfundoi në tragjedi me vrasjen në mënyrë makabre të 44-vjeçares.
Krimi i rëndë ndodhi mesditën e djeshme (17 maj), ku Tefik Tashi vrau me sëpatë Alma Qevanin, në sy të bashkëshortes, motrën e kësaj të fundit. Policia tha se fillimisht ka pasur një debat mes autorit të ngjarjes dhe kunatës së tij, motrës së gruas, që më pas degradoi deri në vrasje. 58-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur në momentin e krimit ndërsa pas arrestimit u tha hetuesve se Alma e kishte sharë dhe kjo ishte arsyeja që e kishte nxehur dhe e kishte goditur.
Gruaja fillimisht u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda. Etleva Qevani, gruaja e autorit tregon se sherri nisi pasi Alma nuk i kishte hapur telefonin Tefikut. Të dy motrat nuk kanë pasur kontakte të shumta me banorët e zonës aty, pasi fqinjët treguan se nuk dilnin shpesh dhe nuk kishin komunikim të vazhdueshëm. Etleva ishte martuar me Tefikun prej dy vitesh.
M.Q./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?
-
Po
77.9%
-
Jo
16.6%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 1453
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shpërthimi me tritol në derën e motrave Nikolli në Elbasan, çështja i kalon SPAK, do hetohet me dosjen e Nuredin Dumanit
22 Korrik, 12:24
-
E rëndë në Gramsh/ Kishin dinamit në kroskot, makina shpërthen në ecje! Plagosen dy vëllezër (EMRAT)
21 Korrik, 17:37
-
Vettingu ‘zbraz’ Prokurorinë e Elbasanit, 6 hetues nga 20! Dhoma e Avokatisë: Të merren masa
21 Korrik, 14:41
-
Flukset në pikat e kalimit kufitar, drejtori i Doganave Gazheli në terren! Inspektim në Muriqan, 17 mijë qytetarë kaluan në 24 orë
20 Korrik, 17:34
-
Braktisi nënën invalide për të shkuar me pushime, arrestohet për vrasje me dashje gruaja në Itali
20 Korrik, 14:38
-
Tirana s’ia del, Torpedo e mposht 0-1 në Elbasan dhe e eliminon nga Conference League
18 Korrik, 22:11
-
Moti i pazakontë, reshje të dendura shiu në Dhërmi, Himarë dhe Borsh! Stuhi edhe në Elbasan
18 Korrik, 16:33
-
Elbasan, i vodhi vëllait 1.5 mln lekë nga llogaria bankare, në pranga 33-vjeçari (EMRI)
18 Korrik, 13:34
-
Motrat Nikolli akuzuan Nuredin Dumanin se u vendosi tritol, identifikohet autori me precedentë! U fiksua nga kamerat e sigurisë
18 Korrik, 13:06
-
Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja
18 Korrik, 08:39
-
Stuhi e fuqishme ere dhe shiu në Elbasan
17 Korrik, 18:53
-
Xhovana Nikolli akuzon Nuredin Dumanin se i vuri tritol në derën e banesës: S'është burrë por ordiner
17 Korrik, 16:21