U rikthye nga Italia për të rinisur jetën! 31-vjeçari vret kunatin në inaugurimin e shtëpisë...mbesa i kërkoi ndihmë: Babi dhe mami po zihen

Inaugurimi i shtëpisë së re të 31-vjeçarit Klajdi Shundi dhe festimi i ndërrimit të viteve me motrën e tij, kunatin dhe dy mbesat është kthyer në tragjedi mëngjesin e 1 janarit 2021 te zona e "5 majit" në Tiranë.

Klajdi Shundi do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve ndërsa gjatë festimeve mes kunatit të tij dhe motrës së Klajdit ka nisur një debat. Sipas detajeve të mësuara nga ReportTv, Klajdi Shundi ka ndërhyrë duke i kërkuar të mos zihen në shtëpinë e tij pasi janë mbledhur për festë.

Gjithçka ka shkuar mirë deri rreth orës 03:00 të mëngjesit ku para ngjarjes të gjithë kanë bërë një foto së bashku për kujtim. Ky kujtim i bukur do të përmbysej në pak sekonda më pas, duke u kthyer në tragjedi. Kur Lavdi Zvezhda do largohej me gruan e dy vajzat ai është konfliktuar sërish me të shoqen, Silvën. Mbesa e madhe ka telefonuar dajën, Klajdin duke i thënë "daja mami e babi po zihen, eja të lutem“. Kur Klajdi Shundi ka dalë tek shkallët e pallatit ka patur në dorë një thikë dhe ka parë kunatin duke u zënë me të motrën.

Kaq ka mjaftuar dhe ai ka goditur Lavdi Zvezhdën me thikë e për pasojë i ka shkaktuar plagosje të rëndë. Zvezhda është dërguar në spital por pa mundur t'i mbijetojë plagëve e për pasojë ka ndërruar jetë.

ReportTv mëson se Shundi kishte pak kohë që ishte kthyer nga Italia dhe në Shqipëri po riniste jetën duke marrë dhe një apartament ku festoi para tragjedisë me motrën, kunatin dhe dy mbesat.

Para gjyqtarit Ardian Kaliaj, 31-vjeçari Shundi ka deklaruar se ndihet i penduar për krimin por ai nuk kujton asgjë se si ka goditur kunatin pasi ka qenë në gjendje të dehur.

Avokati i tij Andi Skënderi para gjykatës ka kërkuar një masë më të lehtë për klientin e ti si dhe kryerjen e ekspertizës për gjendjen e dehur të klientit dhe rikualifikimin e akuzës nga vrasje në rrethana familjare, në vrasje në kushte e një tronditje psikologjike.

1609668636_shundi.jpg

Klajdi Shundi dhe Viktima Vladimir Zvezhda

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:11
Vrau kunatin me thikë  në Tiranë, ja kush është Klajdi Shundi

1609668819_shundi1.jpg

Klajdi Shundi

Report Tv siguron foton e autorit Klajdi Shundi, 31 vjeç, i cili mëngjesin e 1 janarit , plagosi për vdekje me thikë kunatin e tij, me të cilin po festonte ndërrimin e viteve. Klajdi Shundi u la në burg nga gjykata, ndërsa ai shprehet se nuk mban mend asgjë nga ngjarja.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 03/01/2021 17:12

    Ky asht degjenerim qe ka mbjell Edvin Droga. Edhe sa do vrasi ky monster qe ka kall tan shqiptaret? Te cohemi revolucion te shporrim. Berisha simbol i mirqenies i rendit.

    Përgjigju
    • refugjati: 04/01/2021 11:53

      po edhe ketu fajin edi e ka o te qr?po ti je nje kalama bythe e nuk ke cben tere diten e rri e leshon ndonje koment qe te japin ndonje 5 mij leksh shqupi.ik mor copa e k@rit se jeni njerez te degjeneruar e te deshtuar, shko e gjej ndonje drejtom per jeten e lene shqupin e politiken se jeni vetem vegla qe kur mos tju hyjne me ne pune do perfundoni tu kerku buk rrugeve. e ka fajin edi se po vriten shqiptaret....hahahaha

    • GEZIM PETOKU: 04/01/2021 06:01

      Hajde mendje hajde,po pse mor Edi Rama e ka fajin edhe pse tjetri dehet dhe bëhet tapë,dhe pastaj s'dinë qfarë bën,,,,,, hahahaha

  • Shkalla: 03/01/2021 16:51

    He mo sa keq ju vjen. Po ai qe po rrihte gruan te shkallet e pallatit ishte u mire ai?

    Përgjigju
  • Tirona: 03/01/2021 15:03

    Ah moj "Mbese" cfare bere, more jeten e babit tend dhe cove ne burg dajen tend, perse nuk prite pak sa ti dilte pija babait tend dhe pastaj te lajmeroje dajen se edhe atij do ti kishe dale pija, nese nuk do prisje, me mire do ishte te njoftoje policine, jeta jote moj "Mbese" tani eshte e traumatizuar per gjithe jeten dhe dhe nuk ka per tu rikuperuar asnjehere.

    Përgjigju
  • Alb: 03/01/2021 13:55

    Emigracjoni shkatrroj kolturen dhe traditen shqiptare.

    Përgjigju
    • Gg: 03/01/2021 17:25

      Perse kemi pas kulture

  • Vlonjatja dashnorja e Lushnjarit të martuar: 03/01/2021 13:19

    Qelbësirë!

    Përgjigju
  • Popull me besë: 03/01/2021 11:37

    Bëj 30 vjet burg se të vjen kujtesa o plehrë, racë e ndyrë e i pabesë, e fton në shpi dhe e vret, ti meriton vdekje të ngadaltë o vemie e ndyrë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së