TIRANE - Autori i vrasjes së 26 vjeçarit, Indrit Halili, ngjarje e ndodhur një javë më parë në Shkodër, është prangosur mesditën e sotme nga policia e shtetit në zonën e Brrylit në Tiranë.

27 vjeçari Denis Arrila të cilin e shikoni në foton e siguruar nga tv A1  Report , ndodhej nën vëzhgimin e forcave të rendit prej ditësh ndërsa një operacion i koordiniuar i policisë së Tiranës më atë të Shkodrës u finalizua me arrestimin e Arrilës.

Ky i fundit pas një debati në kalçeto ekzekutoi me 15 plumba automatiku në afërsi të banesës tij në Dobrac të Shkodrës, 26 vjeçarin Indrit Halili.

arrestim me logo
(Në foto: Momenti i shoqërimit në komisariat i autorit të krimit)

vrasja ne shkoder
(Në foto: Viktima Indrit Haliti 26 vjeç)

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)