Gjykata e Bolzanos në Itali dënoi me 24 vite burg Avni Mecjan, i cili akuzohet për vrasjen me çekiç të bashkëjetueses së tij rumune Alexandra Elena Mocano mbrëmjen e 22 tetorit të vitit 2022.
Prokurorja Federica Iovene kërkoi burgim të përjetshëm, ndërsa avokati kërkoi një dënim më të lehtë.
Gjyqtarët i konsideruan faktorët rëndues (bashkëjetesa dhe dënimi i mëparshëm për përndjekje) të barabartë me faktorët lehtësues (rrëfimi dhe bashkëpunimi me hetuesit) dhe urdhëruan dëmshpërblimin prej 320 mijë eurosh në favor të djalit të viktimës.
Kujtojmë që dy vite para vrasjes, shqiptari ishte denoncuar për keqtrajtim nga viktima, por pas disa kohësh pati një afrim mes të dyve deri në momentin e ngjarjes së rëndë.