Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën “Arrest me burg” për Jozef Mujecin, autorin e vrasjes së 42-vjeçarit Genc Mhillaj.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në fshatin Mal i Jushit më 06 tetor, ku 21-vjeçari i zuri pritë babait të 4 fëmijëve duke e ekzekutuar me plumb në ballë.

Autori ishte konfliktuar me viktimën 2 ditë para se të kryente vrasjen. 

Sipas banorëve të zonës Gent Mhillaj dhe Jozef Mujeci janë konfliktuar me njëri-tjetrin, pasi autori i kishte bllokuar rrugën me makinë viktimës në qendër të fshatit Torovicë.

Sipas të dhënave Mhillaj e ka shtyrë dhe më pas sharë dhe ofenduar me fjalë banale 21-vjeçarin Mujeci.

Kjo e ka acaruar të riun i cili i ka kërkuar Mhillajt që t'i kërkonte falje ose në të kundërt do t'i kishte punet keq më të. Mhillaj më pas ka tentuar të largohet, por 21 vjeçari e ka ndjekur dhe qëlluar me plumb në ballë. 42-vjeçari për pasojë ka humbur jetën në vend. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com