Gjykata e Sarandës ka vendosur  edhe 30 ditë burg  për Ermal Fataj, i cili dyshoohet se ka vrarë me mjetin e tij lundrues 15 vjeçaren ruse.

Mësohet se ekspertiza nuk e përcakton dot nëse është ai autori.

Kujtojmë se sot skadoi afati 45 ditë burg që kishte dhënë gjykata e Sarandës.

Fataj nuk ka pranuar akuzat ndaj tij, ndërsa ka kërkuar gjykim të rregullt ndaj tij. 

"Unë nuk kam kuptuar gjë. Nëse unë dal fajtor do të përgjigjem. Dua që hetimi të bëhet i plotë dhe i drejtë".​

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com