ELBASAN - Goditet me thikë në një rrugicë të lagjes Kala, gjen vdekjen në spital. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të mbrëmjes kur një i ri ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë me një plagë afër zemrës.
Mjekët nuk kanë mundur t’i shpëtojnë jetën për shkak të plagës së marrë, pavarësisht përpjekjeve të shumta. Policia ka bërë të mundur identifikimin e tij duke e përcjellë kufomën për në morgun e spitalit.
Viktima është Kledjan Grabocka 32 vjeç me banim në qytetin e Elbasanit. Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes dhe ka bërë shpalljen në kërkim të tij.
I riu nuk është i skeduar nga policia. Mendohet se gjithçka ka ndodhur pas një sherri të mëparshëm mes të rinjve por kjo pritet të zbardhet në vazhdim.
Vetë drejtori i policisë mbërriti në vendin e ngjarjes ndërkohë që hetuesit moren në pyetje të rinjtë për të zbardhur sa më shpejt ngjarjen dhe autorët e mundshëm.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com