Vrau me thikë 35-vjeçarin shqiptar, Gjykata e Kretës dënon me burgim të përjetshëm greken (FOTO)

Vrau me thikë 35-vjeçarin shqiptar, Gjykata e Kretës dënon me burgim të përjetshëm greken (FOTO)

Majtas grekja e dënuar përjetë, djathtas shqiptari që u vra, Valton Loka

Vrau 35-vjeçarin shqiptar, baba të dy fëmijëve nën efektin e lëndëve narkotike, dënohet me burgim të përjetshëm 27-vjeçarja greke. Në momentin e krimit e reja greke bënte zhurmë në banesë dhe shqiptari Valton Loka, fqinj me të, trokiti në derë për t’i ardhur në ndihmë. Vajza reagon dhunshëm dhe me të hapur derën godet me thikë shqiptarin, duke e lënë të vdekur. Ngjarja ndodhi 11 nëntorin e kaluar në zonën Xeropotamou në Kretë. 

Valton Loka, 35-vjeçari shqiptar që u vra nga grekja

Sot përpara trupit gjykues, 27-vjeçarja greke pranoi krimin dhe kërkoi falje, duke deklaruar se nuk donte ta vriste. “Unë nuk mund t’ju shoh në sy”, – tha ajo, duke shtuar se viktima e kishte ndihmuar gjithmonë kur kishte pasur probleme dhe se kishin marrëdhënie të mira. Ajo tha se ditën e ngjarjes kishte konsumuar shumë heroinë dhe se nuk dinte çfarë po bënte.

Grekja duke u transportuar në Gjykatë

Në sallën e gjyqit foli edhe bashkëshortja e shqiptarit. “Ajo vrau 4 persona! Burrin tim, mua dhe dy fëmijët tanë”, – tha ajo mes lotëve. Mediat greke shkruajnë se gruaja e ve shqiptare mbeti pa përkrahje me 2 fëmijët e saj pas vrasjes së bashkëshortit dhe për këtë shkak u largua në drejtim të Gjermanisë.

Banesa ku jetonin autorja dhe viktima

27-vjeçarja greke u dënua edhe me 4 vite burg për posedimin dhe përdorimin e armëve të zjarrit të paligjshme si dhe një gjobë prej 2 mijë eurosh. Mësohet se ajo kishte pasur edhe më herët probleme me ligjin, teksa ishte liruar me kusht për shkak se ishte e prekur me HIV/AIDS si dhe trajtohej për konsumim droge.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!