Vrau me thikë bashkëjetuesin e ish gruas gjykata e Fierit lë në 'arrest me burg' 39 vjeçarin

Vrau me thikë bashkëjetuesin e ish gruas gjykata e Fierit lë në 'arrest me burg' 39 vjeçarin

Xhulian Miho duke u shoqëruar në gjykatën e Fierit

Tirane-  Gjykata e Fierit ka lënë në ‘arrest me burg’ 39 vjeçarin Xhulian Miho i cili mbrëmjen e 5 korrikut 2024 vrau me thikë bashkëjetuesin e ish-bashkëshortes Xhimi Baka, 23 vjeç. Ndaj tij rëndon akuza për ‘Vrasje me dashje’ dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’ parashikuar nga nenet 76 dhe 279 të Kodit Penal

Ngjarja e rëndë ndodhi në pranë shkollës së mesme profesionale Petro Sota, në rrugën 'Ramiz Aranitasi, , në lagjen “11 Janari”, Fier.

Gruaja bashkëjetonte me viktimën 23 vjeçar, ndërsa me autorin Miho kishte dy fëmijë nga martesa. Të dy mbrëmjen e 5 korrikut janë takuar aty ku ndodhi ngjarja e rëndë dhe pas një debati Miho e ka qëlluar me thikë Bakan, i cili më pas ndërroi jetë në spital.

Në lidhje me këtë procedim penal, prokuroria informon se po kryhen hetime të plota dhe në dinamikë me qëllim përcaktimin e rrethanave të plota, motiveve dhe dinamikës së ngjarjes.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë