Shqiptari Eduard Danaj, është dënuar me burgim të përjetshëm nga autoritetet gjyqësore greke, pasi vrau me thikë bashkëshorten në Greqi.
Ai u shpall fajtor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Enkelejda Danaj, ngjarje e ndodhur më 16 maj 2024 në kryeqytetin grek.
Sipas vendimit të gjykatës, 50-vjeçari kishte vepruar me paramendim dhe nën ndikimin e motiveve të xhelozisë. Pas vrasjes së bashkëshortes, ai ishte larguar nga vendngjarja dhe kishte qëndruar në një hotel, ku më pas u arrestua nga policia.
'Akti i vrasjes është një akt mizor. Kemi një thikë të ngulur në stomakun e viktimës. I pandehuri është një njeri i dhunshëm, ai as nuk i mbante mend datat e lindjes së fëmijëve të tij, gjë që është e pakonceptueshme. Ai konsumoi alkool pas veprimeve të tij dhe më pas mori një taksi dhe shkoi në një hotel', tha kryetari i gjykatës.
Sipas mediave greke, gjykata, përveç dënimit me burgim të përjetshëm, e gjobiti Danajn edhe me 5 mijë euro për mbajtje të një arme pa leje.
Sipas dosjes së çështjes, gjithçka filloi më 16 maj 2024 kur ndërtuesi 52-vjeçar mbërriti në shtëpinë e viktimës rreth orës 6 të mëngjesit të asaj dite. Në atë kohë, gruaja ishte duke shkuar në punë. Më pas, 52-vjeçari e sulmoi atë dhe e goditi me thikë më shumë se 14 herë, duke bërë që 40- vjeçarja të humb jetën.
Komente











