Me 20 vite burg është dënuar nga Gjykata e Tiranës, Klajdi Shundi, pas natës së Vitit të Ri për vrasjen e kunatit Vladimir Zvezhda pas një debati se cili prej qyteteve të tyre ishte më mikpritës.

Zanafilla e sherrit e cila përfundoi me vrasjen e Vladimir Zvezhdës nga kunati i tij, Klajdi Shundi natën e Vitit të Ri është një debat mes tyre për mikpritjen e shqiptarëve. Report Tv zbardhi dëshminë e mikut të Klajdi Shundit në polici i cili ka tregon dinamikën e ngjarjes. Ata kishin qenë në një festë dhe më pas po bisedonin se kush është më mikpritës, pogradecarët apo korçarët. Pasi kanë pirë disa gota verë, situata është nxehur dhe Klajdi i kërkoi kunatit që të mos ngrejë zërin në shtëpinë e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi natën e ndërrimit të viteve rreth orës 04:00 në lagjen ‘5 maji’ në Tiranë. Klajdi Shundi 34-vjeçar ka qëlluar me thikë kunatin e tij, Vladimir Zvezhda, i cili ka humbur jetën në spital.