Vrau në '97, ekstradohet nga
Greqia i dënuari me 20 vite burg

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë, i 55-vjeçarit, Karafil Beqiri, lindur në Tepelenë. 

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me Vendimin Penal nr. 39, datë 05.05.2005, lënë në fuqi me Vendimin Penal nr. 151, datë 19.05.2008 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe vendimit penal nr. 00-2010-1391(1016), datë 08.11.2010 të Gjykatës së Lartë, e ka dënuar këtë shtetas me 20 vjet burgim për veprat penale “Vjedhje me armë me pasojë vdekjen, e kryer në bashkëpunim“ dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga nenet 141-25 dhe 278/2, të Kodit Penal. 

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

- Në datë 06 korrik 1997 shtetasit, V.A., F. P dhe K. P, po udhëtonin me automjetin e shtetasit V.Xh, në drejtim të Greqisë. 

Shtetasi F.P, kishte me vete një shumë prej 700 000 dhrahmi të cilat do ti çonte në Greqi. 

Në vendin e quajtur “Zaje”, në afërsi të Gjirokastrës, automjetit në të cilin udhëtonin shtetasit e mësipërm i kanë dalë përpara me qëllim për ta grabitur, shtetasit Karafil Beqiri, N. Gj., L.M, A. B dhe E.K. 

Fillimisht këta shtetas të cilët kanë qenë edhe të armatosur me armë zjarri, kanë qëlluar në ajër me qëllim që automjeti i shtetasit V. Xh të ndalonte, por ky i fundit ka nxjerrë armën automatike kallshnikov që e mbante me vete dhe ka filluar të qëllojë në drejtim të shtetasve që kishin dalë për ta grabitur. 

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të vrarë shtetasit V. Xhavara dhe F. Piperi.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur arrestimi i shtetasit Karafil BEQIRI në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove

Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove