Autori i vrasjes së 30-vjeçarit shqiptar nga Kosova, Armin Neziri brenda makinës së tij në Hanoverit të Gjermanisë është vetëdorëzuar në polici. Autori Rinor Z., gjithashtu shqiptar nga Kosova u vetëdorëzua në polici i shoqëruar nga avokati i tij, i cili tashmë ndodhet në paraburgim dhe po hetohet për vrasje.
Arsyet e vrasjes nuk dihet, por sipas dëshmive të para mendohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për bllokimin e rrugës.
Autori i cili drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz” është konfliktuar me 30-vjeçarin që udhëtonte me "Porsche Cayenne" dhe më pas e ka qëlluar me armë duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Plumbit që ka marrë që rezultuar fatal për 30-vjeçarin, duke u përplasur me makinën në trotuar ku dhe u gjet i vdekur nga dëshmitarët dhe policia.