Një person i shpallur në kërkim pasi ka vrarë një shtetas gjerman në Greqi gjatë vjedhjes së banesës së tij, është arrestuar sot nga policia e Beratit.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në pranga është vënë 34-vjeçari Alfred Metaj, banues në Poliçan, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, e kryer në bashkëpunim.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat ka vendosur ndaj 34-vjeçarit masën e sigurisë arrest me burg.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2001 në qytetin e Kallamatës në Greqi, ku Metaj në bashkëpunim me persona të tjerë ka vrarë një shtetas gjerman.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com