Ramil Safarov, një zyrtar nga Azerbajxhani, më 31 gusht u ekstradua nga Hungaria, ku po kryente dënimin me burg të përjetshëm, drejt vendlindjes së tij në Azerbajxhan.
Ai ishte dënuar për vrasjen me sopatë të zyrtarit nga Armenia Gurgen Margaryan, ndërkohë që flinte, gjatë një takimi për partneritet të programit të paqes së NATO-s në Budapest në vitin 2004.

Për krimin në fjalë, Safarov nuk shfaqi në asnjë moment as pendesë e aq më tepër keqardhje, madje gjatë procesit gjyqësor, ai i tha gjykatësve se i vinte keq që nuk kishte vrarë edhe një tjetër zyrtarë.

Ramil Sadarov u rikthye në Baku, si hero, gjithashtu edhe akti i tij i vrasjes, si nga zyrtarët e lartë të qeverisë, si presidentit Ilham Aliyev ashtu edhe nga ana e shoqërisë së Azerbajxhanit. Madje presidenti Aliyev i dhuroi atij menjëherë faljen.

Presidenti armen, Serzh Sargsyan, më 31 gusht deklaroi se Armenia pezulloi marrëdhëniet e saj diplomatike me Hungarinë.

Falja e Ramil Savfarov është dënuar nga të gjitha organizatat ndërkombëtare.

(ed.ka/Shqiptarja.com)