Një person i dyshuar për një vrasje në Sarandë vitin e kaluar, është ekstraduar sot nga INTERPOL Milano për në Tiranë. Policia e Shtetit sqaron se personi i ekstraduar është 47 vjeçari Gani Hysa, i lindur në Kurbin.
 
Për të, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin datë 17.07.2015, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim" e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78/2 dhe 25 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. 

Hysa dyshohet si autor i vrasjes së Edmond Theodhorit në Sarandë korrikun e vitit të kaluar. 
 
edmond theodhori

(Viktima Edmond Theodhori, i vrarë në korrik 2015-të)

Sipas njoftimit të Policisë, dënimi maksimal që parashikohet për këtë vepër të rëndë penale është deri 25 vjet burgim. 

gani hysa

(Gani Hysa, autori i dyshuar për vrasjen e 32 vjeçarit, Edmond Theodhori)
 
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma/Itali, u bë i mundur arrestimi provizor i tij në Milano/Itali vetëm pak ditë pas ngjarjes, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com