“Kërkoj falje, nuk kisha asnjë qëllim të shkaktoja aksidentin por isha nën efektin e alkoolit me shpejtësi dhe frenat i kam shtypur në momentin e fundit”.
Me këto fjalë u drejtua gjykatës i riu Kola ndaj të cilit rëndon akuza e aksidentin me pasojë vdekjen dhe plagosjen e më shumë se dy personave.
Për mediat avokati i Kolës, Marash Ibraj u shpreh se në një fazë tjetër të hetimit ata do të shprehen për ekspertizën e aksidentit dhe pretendimet se i riu nuk ka pasur qëllim të kryejë krimin.
"Në përgjithësi aksidentet rrugore shkaktohen nga pakujdesia, gjithsesi kjo nuk na çliron nga përgjegjësia.
Arnold Kola nuk paraqiti kërkesë për zbutjen e masës, përkundrazi shfaqi pengesë para gjykatës" deklaroi avokati Marash Ibraj.
Arnold Kola u arrestua pak minuta pas aksidentit të ndodhur në aksin Tiranë-Kamëz teksa nën drejtimin e makinës dhe me shpejtësi tej normave të lejuara, 140 km/ orë u përplas me furgonin e patrullës së komisariatit numër 5.
Kola rezulton i proceduar penalisht dhe më parë për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugorë por duket se kjo s'ka vlejtur që ai të respektoj rregullat për të mos shkaktuar aksidentin me pasoja fatale për efektivin Haxhia.

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO