TIRANE-Shtyhet gjyqi te Gjykata e Krimeve të Rënda për 31-vjeçarin David Qosja, i cili ekzekutoi me armë policin Ardian Kodra në Torovicë të Lezhës para një viti.
 
Sot në gjyq pritej dëshmia e ekspertëve që vlerësuan gjendjen psikike të autorit të vrasjes së policit.
 
Por Qose, i pranishëm në seancë ka kërkuar që prezent të ishte edhe avokati i tij mbrojtës.
 
Gjykata pranoi kërkesën e tij duke shtyrë seancën.
 
Pasi prokuroria kërkoi burg për jetë, Qose pretendoi se kishte probleme mendore ndërsa nga ekspertiza pak muaj më parë e vlerësoi si të aftë mendërisht.
 
Në seancën e sotme ishin parashikuar pyetjet për ekspertët që vlerësuan gjendjen e tij psikike.
 
Qose vrau efektivin e policisë vitin e kaluar dhe nuk pranonte të dorëzohej pasi terrorizoi fshatin Torovicë të Lezhës, me armë kallashnikov.


dy.b/shqiptarja.com