Ekzekutoi prindërit, dëshmia e autorit: S’i kam vrarë nënën e babanë (Në Angli kishte qenë në psikiatri)

Ekzekutoi prindërit, dëshmia e autorit: S’i kam vrarë nënën e babanë (Në Angli kishte qenë në psikiatri)

Qemal Sela

Peshkopia u trondit sot nga ngjarja e rëndë, ku i biri vrau prindërit pas një sherri për hotelin te ‘Llixhat’. Pas ngjarjes ai është arrestuar nga policia, ndërsa ka dhënë dëshminë e parë para grupit hetimor. Në kushte të rënda psikologjike ai mësohet se ka mohuar vrasjen. Qemal Sela ka deklaruar se dy personat që ka vrarë nuk ishin prindërit e tij.

Ata që kam vrarë nuk janë prindërit e mi, pasi unë i njoh mirë

Dëshmia e Qemal Selës

Nisur nga fakti se ndodhet në kushte të rënda psikologjike, pritet që ai të transportohet për në spitalin psikiatrik në Shkodër. Ndërkohë që burime për Report Tv nga të afërmit e tij në Peshkopi theksuan se Qemal Sela kishte qenë i shtruar për 3 muaj në një spital të shëndetit mendor në Britani para se të kthehej nga Anglia.

Pas kthimit nga Anglia, ai pati një debat të fortë që kulmoi me vrasjen e prindërve; Flamur Sela 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela 50 vjeçe, banues në Peshkopi. Dëshmitarë nga vendngjarja rrëfyen tmerrin për Report Tv, duke thënë se i riu ka qëlluar fillimisht të atin dhe te dera e hotelit i ka marrë jetën edhe të ëmës. Ata pohuan se kanë parë tmerr me sy, teksa kanë parë gjithë ngjarjen kriminale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 08/06/2018 08:38

    Duket në fytyrë që eshte psikopat!

    Përgjigju
  • "Forca e ligjit": 07/06/2018 23:39

    Ky nuk qenka i çmendur,qenka informuar sh mire per pasojat e nje veprimi te tille....pasi nese e pranon krimin merr disa vit burg,por nese bën "te marrin" nrm qe qendron disa kohe ne psikiatri dhe do mund ta shohim ne rruget e Shkodres mbas ndoshta dhe nje viti(mos dhe me heret)...edhe ne kete aspekt qeveria eshte shume larg kontrolleve se kush ka marre certifikatë çmendurie(sepse eshte me te vertete i çmendur)dhe kush ka paguar per ta marre me qellimin e vetem ti shpetoje drejtesise...

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 07/06/2018 22:32

    Ceceni ideali

    Përgjigju
    • Toni Tirane: 08/06/2018 13:40

      Cecen KOKE ceceni ja maloket

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Fier/ 16- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku

Fier/ 16- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku