Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje në qytetin e Peshkopisë, teksa një djalë ka vrarë prindërit e tij me armë zjarri automatik. Ngjarja tragjike ka ndodhur në zonën e 'Llixhave', ku Report Tv mëson se janë qëlluar për vdekje nga i biri çifti i pronarëve të një hoteli te 'Llixhat'. 

Burime i thanë Report Tv se 26-vjeçari Qemal Sela ishte kthyer nga Anglia, ku qëndronte prej 7 vitesh, pak orë para se të kryente krimin tronditës, i cili ka ndodhur brenda hotelit të çiftit Flamur dhe Zeqimete Sela, 56 dhe 50 vjeç, dhe shkak dyshohet çështja e pronësisë së hotelit, pasi djali ka akuzuar prindërit për fshehje të lekëve që ai sillte nga Anglia.

Dëshmitarë nga vendngjarja rrëfyen tmerrin për Report Tv, duke thënë se i riu ka qëlluar fillimisht të atin dhe te dera e hotelit i ka marrë jetën edhe të ëmës. Ata pohuan se kanë parrë tmerr me sy, teksa kanë parë gjithë ngjarjen kriminale. 

Pamë tmerr me sy, kur dy pronarët e hotelit u qëlluan nga djali i tyre për vdekje.  

Dëshmitarët për Report Tv

Policia në kohë rekord ka arritur të kapë autorin e vrasjes. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes. Po hetohet për zbardhjen e shkqeve të kësaj ngjarje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:36
‘Punoj si vrasës me pagesë’/ I riu nga Peshkopia sot ekzekutoi prindërit

26-vjeçari Qemal Sela, i cili ekzekutoi sot me armë zjarri prindërit Flamur Sela 55 vjeç dhe Zeqimete Sela 50 vjeçe pas një konflikti sapo ishte kthyer nga Anglia. Ndërsa nga një kërkim në faqen e tij në Facebook shihet se njërën prej fotove e shoqëronte me një status se punonte si ‘vrasës me pagesë’.

Fotoja e autorit te krimit dhe statusi ne Facebook se 'punon vrases me pagese'

Ora 13:50
FOTO/ Kush është autori i krimit tragjik në Peshkopi, 26-vjeçari që vrau prindërit

Report Tv ka zbuluar foton e autorit të krimit të dyfishtë në Peshkopi. Ky që shihni më poshtë është 26-vjeçari Qemal Sela, i cili qëlloi për vdekje prindërit e tij, Flamur dhe Zeqimete Sela, pronarë të një hoteli te 'Llixhat'. 

26-vjeçari vrau dy prindërit në sy të klientëve të hotelit, vetëm pak orë pasi ishte kthyer nga Anglia, ndërsa shkak dyshohet çështja e pronësisë së biznesit.


(Autori i krimit, Qemal Sela)