Altin Hazizi, i cili vrau gabimisht me me armë gjahu shokun e tij, Gazment Sllami, ka dalë sot përpara gjykatës, ku ka rrëfyer krimin e rëndë.
Trupi gjykues vendosi sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për të riun nga fshati Guri i Zi i Njësisë Administrative Labinot.
Para trupi gjykues, 21-vjeçari ka treguar se si kishte ndodhur ngjarja ku mbeti i vrarë shoku u tij Gazmend Sllami. Sipas tij, të dy të rinjtë kishin dalë për gjueti në kodrinën e fshatit të tyre, kur ai gabimisht shkrepi armën.
“Shokun e kisha pas shpinës sime, ndërsa armën e kisha në shpatull, ku tyta ishte nga ana e Gazmendit. Në një moment tentova të heq armën që e mbaja nën shpatull, dhe gishti të cilin e kisha në këmbëzën e armës padashje më shkrepi dhe plumbi preku shokun tim.
Në ato momente pashë shokun tim të shtrirë përtokë, i cili mundi të thoshte vetëm këto fjalë “ou, s’ka gjë”, dhe më pas pashë që ai vdiq”, rrëfen 21-vjeçari.
Pyetjes së trupit gjykues se pse 21-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes, ai ka deklaruar se e ka bërë në kushte te panikut. Hazizi tregon edhe momentin kur i ka rrëfyer nënës së tij se çfarë kishte ndodhur, ndërsa ajo kishte rënë pa ndjenja. Altin Hazizi u arrestua nga policia një ditë pas ngjarjes.

(Lart, viktima Gazment Sllami; poshtë, autori Altin Hazizi)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com