Vrau shokun e tij, Marjus Dema gënjeu në polici, arma me të cilën qëlloi Mehmet Qemën është e tij! E kishte prej muash pa leje

Marjus Dema, i cili pak para mesnatës të së hënës, vrau shokun e tij Mehmet Qema te ‘5 maji” në Tiranë, ka gënjyer në polici lidhur me armën e krimit.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka mësuar se arma ishte e vetë vrasësit edhe pse ky deklaroi në polici se e kishte dërguar vetë Qema në lokalin ku ishin mbledhur me shokët e tyre.  E kishte për disa muaj dhe ishte pa leje. Report Tv mëson gjithashtu se edhe pse fillimisht u raporua se policia do ta konsiderojë vrasje nga pakujdesia, autoritetet vijojne t'i qëndrojnë versioni të vrasjes me dashje deri në sqarimin e situatës. 

27-vjeçar Mehmet Qema nga Hasi, është vrarë me një plumb në gjoks nga shoku i tij Marjus Dema pasi ishin duke konsumuar alkool. Qema pasi u qëllua nga miku i tij u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve, pasi plumbi i kishte prekur organet jetësore duke humbur jetën.

Report Tv siguroi dje dëshminë paraprake të  autorit, i cili me lot në sy ka thënë në polici se nuk e dinte që arma ka qenë e mbushur me plumba dhe se ngjarja ndodhi nga pakujdesia.

Në polici dje, përveç autorit janë vetëdorëzuar edhe Frenkli Myftari, 29 vjeç, Erlind Pekën, 27 vjeç, Bralid Aga, 28 vjeç, Blerim Hoti, 23 vjeç dhe Xhuljano Koçi, 19 vjeç, të gjithë miqtë të viktimës dhe autorit dhe ishin në një tavolinë gjatë kohës që ndodhi vrasja, të cilët u shpallën në kërkim pas ngjarjes.

Në videon e siguruar nga Report Tv pak minuta para se të ndodhte vrasja, duke 28-vjeçari Marjus Dema, ka marrë armën dhe ia ka drejtuar viktimës, i cili ndodhej në lokal bashkë me pesë shokë të tjerë. Mësohet se kur e ka qëlluar Qema ka qenë i ulur në tavolinë me shokët dhe ka marrë një plumbi që ka rezultuar fatal.

Në lidhje me ngjarjen policia ka shoqëruar disa dëshmitarë, ku shumica janë miqtë të tyre, të cilët ishin të pranishëm gjatë vrasjes. Pritet që dëshmitë e tyre, por edhe kamerat e sigurisë të bizneseve përreth të sekuestruara nga policia të sjellin zbardhjen e plotë të ngjarjes.   

Në lokalin e marrë me qira nga Marjus Dema, kontrollit policia ka gjetur edhe një pajisje për të prodhuar online kriptomonedhën Bitcoin. Pajisja ishte e instaluar në ambientet e lokalit, ndërsa kjo ka bërë që në këtë ngjarje të përfshihet edhe Krimi Ekonomik.

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot