FIER - Albert Zekaj, 32-vjeçari i cili në qershor 2017 vrau shokun e tij Kreshnik Beqiraj, duke e goditur me çekiç në kokë, është lënë në burg nga Gjykata e Fierit. "Pendohem për krimin, i kërkoj falje familjarëve. Gjykata të më dënojë", është shprehur ai përpara trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtarja Marsela Dervishi, prokurore, Suela Beluli dhe avokatit mbrojtës të të pandehurit, i caktuar nga gjykata, Ardian Abazi. 

Me pranga në duar dhe kokën ulur, ai është shoqëruar nga forca të shumta policie për në ambientet e Gjykatës së Fierit. Kreshnik Beqiraj jetonte me autorin e krimit, ndërsa prej 8 muajsh ai ishte zhdukur në mënyrë të mistershme. Trupi i pajetë i Beqirajt u zbulua dy ditë më parë në një kanal, ndërsa u zbardh edhe ngjarja ku autor i krimit rezultoi se ishte shoku i tij i dhomës me të cilin ndante qiranë mujore. Përpara grupit hetimor, Zekaj rrëfeu se shkak për vrasjen ishte bërë konflikti për qiranë e banesës, e cila sipas tij nuk ishte paguar nga viktima prej disa muajsh.

albert zekaj
Autori Albert Zekaj sot para gjykatës

Dëshmia përpara hetuesve: Isha i dehur, pasi e vrava i copëtova trupin
Zbardhet dëshmia e Albert Zekajt përpara hetuesve. Ai ka deklaruar se mbrëmjen e 26 qershorit kur ka shkuar në shtëpinë ku jetonte me Kreshnik Beqirajn, kishte konsumuar dy dopje pije alkoolike dhe e ka qëlluar me çekiç në kokë disa herë duke e lënë të vdekur në vend.

Më pas ai vijuar dëshminë horror duke thënë se e ka lënë trupin për tre ditë të fshehur në shtëpi me qëllim që të ngrinte gjaku e të mos mbeteshin shenja. Pas tre ditësh e ka copëtuar trupin dhe pasi e ka mbështjellë me batanije dhe i ka vendosur në një valixhe pjesët e trupit i ka hedhur në fshatin Daullas.

"E qëllova me çekiç në kokë disa herë. Kisha konsumuar dy dopio pije alkoolike. Fsheha trupin që të ngrinte gjaku e mos të kishte shenja. Pas tre ditësh e copëtova dhe e mbulova me batanije. E mbajta tre ditë në shtëpi", ka thënë vrasësi.

para gjykates
(Me rreth të kuq autori Albert Zekaj)
kreshnik beqiraj
(Viktima Kreshnik Beqiraj)