Vrau shqiptaren me plumb në kokë pas ndarjes, rrëfimi i 27-vjeçarit nga Guinea: Më vjen keq! Nuk e kam problem të qëndroj në burg! Armën e mbaja për vetëmbrojtje

Vrau shqiptaren me plumb në kokë pas ndarjes, rrëfimi i 27-vjeçarit nga Guinea: Më vjen keq! Nuk e kam problem të qëndroj në burg! Armën e mbaja për vetëmbrojtje

Daniela Neza dhe pamje nga vendi i ngjarjes

ITALI – Sefayou Sow, 27-vjeçari me origjinë nga Guinea që vrau ish të dashurën Daniela Neza, 29 vjeçare me origjinë shqiptare ka thënë se armën e mbante për vetëmbrojtje. Ai tha se javët e fundit kishte marrë shumë kërcënime dhe ishte i frikësuar.

27-vjeçari që ndodhet në burg pas vrasjes së Nezës ka zbuluar se armën e kishte gjetur në një kopsht të vogël pranë detit Savona. Sipas Soë, i cili u përlot disa herë gjatë marrjes në pyetje, dikush e kërcënoi së fundmi.

Ai gjithashtu tha se ishte përpjekur të merrte leje për armëmbajtje, por i ishte refuzuar.

Për Danielën, vrasësi thotë se i vjen keq: "Nuk e kam problem të qëndroj në burg, vetëm më vjen keq që e vrava". Ditën e nesërme, është caktuar që të kryhet autopsia e trupit të Danielës. 

Mediat italiane shkruajnë se i riu nga Guinea e ka qëlluar me plumb në kokë shqiptaren pas ndarjes së tyre. Ai tha se pas debatit që  përfundoi në përfundimin e lidhjes së tyre dhe ofendime ka marrë armën nga bagazhi i makinës së tij dhe e ka qëlluar ish të dashurën duke i shkaktuar vdekjen.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen