Prokuroria e Ankonës në Itali ka kërkuar dënimin me 1.8 vite burg për policin Mirco Basconi, i cili në 1 shkurt 2015 qëlloi për vdekje shqiptarin Korab Xheta 24 vjeç.
 
Mirco Basconi qëlloi me armë zjarri kundër makinës së tre personave, të dyshuar për grabitje, që po largoheshin me shpejtësi duke vrarë Korab Xhetën, që ishte ulur në sediljen e pasme.
 
Përpos kërkesës për burg nga prokuroria, prindërit e viktimës dhe tre vëllezërit kanë bërë një padi civile dhe kërkojnë një dëmshpërblim 2.5 milionë euro.
 
Vendimi nga gjykata për italianin që vrau shqiptarin do të jepet në datë 7 nëntor.
 
Korab Xheta lindi në fshatin Shupenzë të rrethit Dibër, ndërsa ishte rezident me dokumente të rregullta në periferi të Napolit. 

 


dy.b/shqiptarja.com