Vrau shokun që e strehoi një vit në shtëpi në Sarandë, 40 vjeçari kishte dhunuar dhe bashkëjetuesen
Admir Beqiri, i dyshuar dhe arrestuar për vrasjen
Admir Beqiri, i dyshuar dhe arrestuar për vrasjen
Policia e Vlorës njoftoi sot (7 tetor) se Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve të kryera për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjashtë të Sarandës, arrestoi të dyshuarin si autor Admir Ferik Beqiri, 40 vjeç.
Nga hetimet e deritanishme ai akuzohet se “për motive të dobëta, ka goditur me shishe qelqi shtetasin Gëzim Bizgjoni, 62 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve humbi jetën”.
Gjithashtu Beqiri sipas policisë vendore, “dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases E. K., banuese në fshatin Gjashtë”. Ndaj tij rëndojnë veprat penale “vrasja me dashje” dhe “dhuna në familje”, teksa dosja i kaloi Prokurorisë së Rrethit për veprime të mëtejshme.
I dyshuari Beqiri shfaqte shpesh probleme për shkak se njihej si konsumues i alkoolit. Viktima Bizgjoni e kishte pranuar në banesën e tij për të jetuar prej gati një viti. Aktualisht autori i dyshuar bashkëjetonte me gruan nga fshati Gjashtë, për të cilën po hetohet edhe për dhunë në familje.
Bashkëjetuesja besohet se ka qenë dëshmitare e skenës fatale, pasi Bizgjoni vdiq në vend, por është larguar nga frika. Ajo po jep dëshminë para oficerëve.
Kohët e fundit Bizgjoni i kishte kërkuar Beqirit të largohej nga banesa, kurse pasditen e së dielës (6 tetor) i ka kërkuar që të ulte zërin e muzikës së lartë, për shkak se ishte në zi, për humbjen e vajzës së tij 29-vjeçare nga një sëmundje e rëndë, vetëm tre javë më parë.
Lajmi kryesor:
Sarandë/ U godit për vdekje me shishe, 62-vjeçari dërgohet në Tiranë! Arrestohet autori, i shtohet dhe akuza! Viktima i kërkoi të ulte muzikën, pasi mbante zi për të bijën
A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?
-
Sali Berishën
66.4%
-
Edi Ramën
27.6%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 5909
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sarandë/ I kërkoi të largohej nga shtëpia, 42 vjeçari vret shokun që e strehoi 1 vit! E goditi me shishe qelqi në oborr! Dyshohet se ishte i dehur (EMRAT + FOTO)
6 Tetor, 20:46
-
VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës
1 Tetor, 21:01
-
Tërmet 4 ballë godet kufirin Shqipëri-Greqi, ndjehet edhe në Sarandë
1 Tetor, 07:46
-
Sarandë/ Bëri manovër teksa fuste mjetin në oborrin e banesës, babai godet aksidentalisht vajzën e tij 3- vjeçare
30 Shtator, 18:28
-
FOTO-LAJM/ 'Golden Horizon', anija më e madhe me vela në botë viziton Sarandën
28 Shtator, 14:56
-
Sarandë/ Plagosi me thikë një person gjatë një konflikti, arrestohet 38- vjeçari
25 Shtator, 10:17
-
Sarandë, 38 vjeçari goditet me thikë, në kërkim autori
24 Shtator, 20:45
-
Pse norvegjezët e hungarezët bëjnë plazh në shtator? Rrëfimi i veçantë i turistëve në Sarandë
24 Shtator, 14:46
-
VIDEO/ Flakët shkrumbojnë minifurgonin e peshkut në Sarandë, Policia nis hetimet! Dyshohet për shkëndijë elektrike, dëmtohet dhe një tjetër mjet
24 Shtator, 09:43
-
Revista amerikane 'Islands': Plazhi i Pasqyrave sfidon destinacionet ikonë tropikale
24 Shtator, 08:11
-
Shisnin drogë sintetike në formë kristalesh, vihen në pranga dy polakë në Sarandë
22 Shtator, 13:42
-
Konfiskime në letër, si u rikthye në duart e familjes Balili resorti luksoz 'Santa Quaranta' në Sarandë
18 Shtator, 11:51