Vrau të dashurën, gjykata shpall
të pafajshëm atletin Oscar Pistorius

Vrau të dashurën, gjykata shpall<br />të pafajshëm atletin Oscar Pistorius
Oscar Pistorius shpallet i pafajshëm për akuzën e vrasjes me dashje të ish-të dashurës, Reva Stenkamp më 14 Shkurt 2013. Në vendim thuhet se nuk ka mjaftueshëm prova që atleti afrikano-jugor, Pistorius të shpallet fajtor.

Trupi gjykues theksoi se disa dëshmitarë ishin të paqartë në fjalët e tyre dhe skena e krimit nuk vërteton hipotezën se vrasja ishte e qëllimshme, ndërsa çështja e mosmarrëveshjeve mes çiftit nuk u mor parasysh.

“Prokurorët nuk arritën të provonin akuzën e tyre edhe pse dyshimet janë të shumta”, theksoi gjykatësja Masipa. Prokurorët pretendojnë se 27-vjecari e vrau të dashurën e tij pas një grindjeje, ndërsa akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje. Arrestimi i tij beri bujë në mbarë  botën.

Pistorius ishte shndërruar në simbol global për triumfin e njeriut mbi kufizimet fizike. Edhe pse me dy këmbë të prera që pa mbushur një vjeç, ai kishte lobuar prej vitesh që t’i jepej mundësia të konkurronte në aktivitete sportive përballë atletëve të tjerë pa kufizime te tilla. Pistorius vrapon me dy këmbë artificiale të prodhuara enkas për të me fibra karboni.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin