TIRANË - Vrau me thikë të atin Ferit Çota, Gjykata e Krimeve të Rënda urdhëron që të caktohet një ekspert për të bërë një ekspertizë psikike për Ermir Çotën, 38 vjeç nga fshati Togëz i Librazhdit.
Ky i fundit ditën e dielë në datën 12 janar 2014, në një prej dhomave të banesës qëlloi me thikë duke i marrë jetën babait të tij, Ferit Çota.
Gjithashtu ndaj 38-vjeçarit është dhënë edhe masa e sigurisë “burg pa afat”, për vrasjen e bërë në orët e para të mëngjesit të së dielës në fshatin Togëz. Familjarët dhe banorët deklaruan se Ermir Çota, kishte probleme psikologjike që pasi kishte mbetur invalid në vitin 1997, si pasojë e një plagosje me armë.
E pikërisht për të parë gjendjen mendore të autorit të vrasjes, Krimet e Rënda vendosën që të caktojnë një ekspert.
VRASJA NDODHI NË 12 JANAR 2014
Ferit Çota, 65 vjeç mbeti i vdekur pasi djali i tij Ermir Çota, e ka qëlluar me thikë në zemër. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës. Edhe pse është dërguar me urgjencë për në spital, ai nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve.
Autori i këtij krimi mësohet se është djali i viktimës, Ermir Çota, 38 vjeç, i cili është vënë në pranga nga policia menjëherë pas ngjarjes. Banorët e këtij fshati kanë hedhur akuza ndaj mjekëve të spitalit psikiatrik të Elbasanit, pasi sipas tyre ata nuk e kanë parë të arsyeshme që ta mbajnë të shtruar.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Vrasja në banesë në 12 janar 2014