AFRIKE - Atleti paraolimpik Oscar Pistorius po përballet në gjykatë me akuzën me dashje ndaj të dashurës së tij modeles Reeva Steenkamp.
Gjatë seancës gjyqësore ai shpërtheu në lot teksa qëndronte para gjyqtarit Desmond Nair me kokë të ulur gjatë leximit të akuzës ndaj tij.
Gjyqtarët i bënë të ditur atij akuzën e re ku ai dyshohet për vrasje me paramendim.
Ndërkohë në gjykatë atletin e shoqëronte i ati i cili e ngushëllonte gjatë momentit të akuzës. Seanca e tij u shty deri të martën tjetër, gjatë kësaj kohe ai do të qëndrojë në paraburgim.
Trupi i modeles i gjetur në banjon e shtëpisë së atletit e qëlluar 4 herë në gjoks është duke iu nënshtruar ekspertizës mjekoligjore. Arma e gjetur ishtë një pistoletë 9mm e cila është sekuesturar nga policia, e thirrur në vendngjarje nga fqinjët të cilët dëgjuan të shtënat rreth orës 4 të mëngjesit.
Në dëshminë e parë në polici atleti ka dhënë versionin e tij duke thënë se ngjarja ishte aksidentale, pasi e kishte ngatërruar me hajdut gjatë kohës që e dashura e tij kishte hyrë në shtëpinë e tij për t'i përgatitur një surprizë.
Deri tani nuk ka ndonjë pistë tjetër dyshimi, pritet vetëm të cilësohet vrasje nëse ishte me paramendim.

(Foto: Cifti Oscar Pistorius dhe modelja Reeva Steenkamp)

(Foto:pistoleta 9 mm që atleti vrau modelen)
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com