Pas disa seancash gjyqësore, Gjykata e Fierit ka dënuar sot me 22 vite burg Ëngjëllush Hodajn, për akuzën e vrasjes me dashje.

Ëngjëllush Hodaj nga fshati Romes i Mallakstrës qëlloi për vdekje me armë zjarri një vit më parë, Eduart Zotajn.  

Teksa doli nga gjykata e Shkallës së Parë Fier, Hodaj u shoqërua nga forca të shumta policore. Të dënuarit i kishin veshur edhe nje jelek antiplumb, si masë sigurie.

Edhe pse prokuroria kërkoi në prentencën e saj një dënim prej 35 vite burg, sipas gjyqtares së çështjes Higerta Hysaj, dënimi me 22 vite burg ka qenë i mjaftueshëm për të ‘shlyer’ krimin.
 
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të së shtunës së 28 Shkurtit, vitin e shkuar.

Autori i krimit, viktima, si dhe një tjetër person i cili ka mbetur i plagosur, janë përfshirë në një sherr në një lokal të fshatit. Hodaj ka pranuar se në gjendje të dehur ka goditur me çifte 21 vjeçarin Eduart Zotaj. Ai është shprehur se e qëlloi vikëtimën pasi “nuk duroi dot shakatë e tij”.

Sipas Prokurorisë, shkak për ngjarjen ishte një debat i momentit mes autorit, viktimës dhe Blerim Beqirajt, i cili mbeti i plagosur.

INFO, PROKURORIA FIER
Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Fier për shpalljen fajtor të të pandehurit Engjëll Hodaj, duke e dënuar me 33 vjet burg, për veprën penale të “vrasjes në rrethana cilësuese” për një ngjarje të ndodhur në dt. 28.02.2015 në fshatin Roms në Mallakastër, në të cilën ka mbetur i vdekur me armë zjarri shtetasi Eduart Zotaj dhe është plagosur rëndë Blerim Beqiraj. Shkak për këtë ngjarje të rëndë ka qenë një debat i momentit ndërmjet autorit dhe viktimës e të dëmtuarit, të cilët gjendeshin në një lokal të zonës.
Gjykimi ndaj të pandehurit është zhvilluar me procedurë të shkurtuar dhe, për këtë arsye, në përfundim gjykata e dënoi përfundimisht me 22 vjet burgim.
 
Info më e zgjeruar (pjesë nga materiali hetimor)
Ne daten 28.02.2015, rreth ores  2015, ne vendin e   quajtur  Roms  Fier  dhe pikerisht ne lokalin e shtetasit Muharrem Zotaj,  i pandehuri Engjell Hodaj ka vrare me arme zjarri Eduart Zotaj dhe plagosur shtetasin Blerim Beqiraj.
Rezulton se, i pandehuri  Engjell Hodaj te kete  qene ne lokalin e shtetasit  Muharem Zotaj te  ndodhur ne fshatin Roms Mallakaster sebashku ne  nje tavoline me kete te fundit  dhe me shtetasit Dilaver Begaj, Eduart Zotaj dhe  Blerim Beqiraj. Midis   pronarit te  lokalit  Muharrem  Zotaj  dhe  te pandehurit Engjell Hodaj ka patur  nje  debat  pasi  ky i  fundit   ka drejtuar fjale  fyese  ne  drejtim  te shtetasit  Sadik Beqiraj i  aferm i  Muharremit, i cili nuk  ka qene i pranishem  ne kete moment pasi  ishte larguar disa  minuta me pare. Muharem Zotaj ka goditur me  shkelm  te pandehurin  duke e larguar nga lokali i tij. Pasi  eshte larguar nga lokali,  i pandehuri Engjell Hodaj rezulton te  jete larguar edhe shtetasi Dilaver Begaj  i  njohur me  emrin Elton.
Pasi  kane kaluar rreth  dhjete minuta nga momenti i largimit  te te pandehurit  nga lokali, ky i  fundit ka qelluar me  arme ne drejtim  te tavolines ku kane qene shtetasit   Muhamet Zotaj, Eduart Zotaj  dhe  Blerim Beqiraj. Shtetasit Muhamet Zotaj dhe  Blerim Beqiraj,  kane degjuar nje zhurme  te goditjes me arme dhe kane pare se eshte rrezuar   nje prej personave te ulur ne kete tavoline dhe pikerisht  shtetasi Eduart Zotaj, i cili ka rene  ne toke dhe   ka gjetur vdekjen nga goditja me arme dhe gjithashu eshte  plagosur  shtetasi Blerim Beqiraj.
Nga kqyrja e vendit te ngjarjes rezulton se,  ne  nje prej kanatave te deres kryesore te lokalit dhe konkretisht ne kornizen ndarese te xhamit  konstatohet nje vrime hyrese  me diameter rreth 8mm e cila ka pershkuar tejpertej kornizen dhe  vrima dalese e cila gjendet ne pjesen e brendeshme te lokalit eshte me buze te dala dhe me diameter rreth 1.6cm. Paralelel  me kanatin e lartpermendur verehet  nje vazo lule, ku ne tre prej gjetheve konstatohen tre vrima ne forme te crregullt te cilat jane paralele me njera tjetren. Ne drejtimin jugor te lokalit, prane nje vazo me lule u fiksuan ne dysheme njolla te zbehta me ngjyre te kuqe.  Jashte lokalit rreth 12.7m nga porta metalike e lokalit eshte konstatuar nje aparat telefoni  Vodafone.
Nga kyqrja e kufomes se shtetasit Eduart Zotaj  rezulton se, verehet nje plage ne koke ne rregjionin temporal te djathte me buze te fytura  nga brenda  e  cila deperton ne kavitetin e kokes dhe ne pjesen mbrapa veshit konstatohet  nje plage tjeter  me buze nga jashte.


Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)