Vrau tetë persona në Selenicë, mbyllet profili i vrasësit në “Facebook”

Vrau tetë persona në Selenicë, mbyllet profili i vrasësit në “Facebook”

Vrasësi Ritvan Zykaj

Reportet e shumta dhe gjuha e ashpër e përdorur ndaj 24-vjeçarit Ridvan Zykaj, autor i vrasjes së 8 njerëzve të një familje në fshatin Resulaj të Selenicës, ka shkaktuar edhe një reagim nga rrjeti social “Facebook”. Pak orë pas vrasjes, llogaria e tij në “Facebook” është mbyllur.

Facebook mbyll llogarinë e Zykajt

Kjo pasi teksa forcat e shumta policie RENEA, FNSH dhe DELTA FORCE po e kërkonin vrasësin, ai komentonte në Facebook në profilin e tij me emrin Ritvan Vani Zykaj. 

Ritvan Zykaj i përgjigjej komenteve të ndjekësve në faqen e tij të profilit sikur të mos kishte ndodhur asgjë dhe jo se është autori i masakrës më të madhe që ka ndodhur ndonjëherë në vendin tonë.

Teksa komentuesit i shkruanin se dënimi me vdekje ishte pak për të, Zykaj i përgjigjej me një fjalor banal: "Ç'më keni çarë k***". 

Falë përdorimit të celularit, forcat speciale kanë mundur të kapin sinjalin dhe të lokalizojnë vrasësin.


Lajmi kryesor:

Masakra në Selenicë/ Policia arreston autorin, fshihej afër vendit ku kreu krimin (Foto)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK