BULQIZË-Një 27-vjeçar vrau veten pasditen e sotme. Ai u gjet i plagosur nga familjarët brenda në banesë, të cilët e dërguan me shpejtësi në spital, por nuk mundi të mbijetonte, pasi plumbin e kishte në kokë.
Viktima është me inicialet E.T. ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 17.30. I riu është nga fshati Vlashaj i njësisë administrative Shupenzë. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.
Komento