Pesë ditë pas ngjarjes tronditëse në Korçë ku Naum Toshi, u mori jetën dy fëmijëve të mitur katër dhe gjashtë vjeç dhe me pas vendosi të varte edhe veten, ka folur babai i 41-vjeçarit, Andrea Toshi.

Me lot në sy i moshuari rrëfen momentet tragjike kur mori në duar letrën te dera e banesës së birit, që më pas do sillte zbulimin shokues.

Ai i traumatizuar shoqëron gazetarët në dhomën ku 41-vjeçari Naum Toshi vendosi t’i merrte jetën fëmijëve ku në mure janë ende shenjat e vrimave ku Naum Toshi kishte vendosur hekurat që do shërbenin për litarët ku vari fëmijët dhe veten. 

Andrea Toshi shprehet se nusja e djalit te tij kishte probleme në sjelljen ndaj fëmijëve dhe bashkëshortit dhe veprimet e saj janë shkaktari kryesor i kësaj tragjedie që shokoi mbarë opinion publik.

“Më thonë ngjitu lart të shikosh. Një, dy shkoj te vajza dhe i them atë që ndodhi. Ajo donte të punonte në lokal natën andej nga parku të punonte gjoja me 5 mijë lekë dhe ai i tha nuk dua të punosh. Ai s’e pranoi këtë dhe ajo iku fare edhe ndodhi kjo gjë. Faj djali ka për ata fëmijë, faj tjetër ai nuk ka. Ai i jepte i merrte ajo hiç. Edhe atje në Greqi ajo u lidh më një burrë të ndarë nga gruaja, nderi e solli djalin këtu që të mos ja linte fëmijët këtu që t’i torturonte ajo. Edhe tre ditë që iku ajo i pyetëm fëmijët ku fjetën, babai në makinë u ngrimë thanë ata. Kur shkova lart pashë lemeri, bërtita dhe ika poshtë me vrap. Mund ta kenë bërë edhe persona të tjerë këtë avaz dhe janë larguar. Dyshoj që e ka bërë ai, policia ta hetojë. Ai kishte kohë të gjatë që po e duronte dhe i thashë njëherë po lërë mor bir ai tha më vjen keq për fëmijët dhe e mbajti. Ajo për të bredhur rrugëve mund të ketë ardhur dhe me persona të tjerë dhe e ka bërë këtë avaz. Nëse është fajtor djali s’kam çfarë të them, por djali na e keqja dhe mërzitja e bëri, se ku t’i linte ata të vuanin e ta vriste atë. Policia duhet të dilte në tavan të shikonte se mund të ketë edhe gjurmë të tjera apo vetëm të djalit”, thotë Andrea Toshi.

Ndërkohë babai i 41-vjeçarit evidenton se ka dyshime të forta që në këtë tragjedi nusja e djalit mund të ketë më shumë gisht dhe që me bashkëpunëtorët e saj ka finalizuar këtë tragjedi.
Ai shton se ky është një hamendësim, por kërkon që policia të hetojë edhe këtë pistë.

Familja Toshi ende nuk e ka marrë veten nga kjo tragjedi dhe pranë tyre në këto ditë të vështira qëndrojnë të afërmit dhe komshinjtë, të cilët u japin forcë dhe shpresë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com