Mes dhimbjes dhe lotëve, në Shëngjin iu dha sot lamtumira e fundit 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, e cila i dha fund jetës duke konsumuar fotoksinë.
Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, të afërm dhe shumë qytetarë që u mblodhën për t’i dhënë të resë lamtumirën e fundit
Sipas dyshimeve paraprake, 25-vjeçarja përballej prej kohësh me dhunë dhe përndjekje nga ish-bashkëshorti i saj, Eraldo Fizi.
Familjarët, të tronditur nga ngjarja, nuk kanë preferuar të flasin publikisht për rrethanat e saj.
Ata kanë thënë se presin që drejtësia të zbardhë plotësisht atë që ka ndodhur.
Misteri mbi vetëvrasjen e 25-vjeçares në Tiranë, dyshime se u dhunua nga ish-bashkëshorti!
25-vjeçarja u gjet pa shenja jete mëngjesin e 10 marsit në Tiranë, në banesën ku jetonte me motrat. Familjarët e saj bëjnë përgjegjës ish-bashkëshortin e saj, 25-vjeçarin Eraldo Fizi. Sipas tyre, ai e ka dhunuar dhe përndjekur, duke e shtyrë drejt aktit ekstrem. I riu është shpallur në kërkim nga policia nën dyshimin për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Shkaktim i vetëvrasjes”.
Sipas të dhënave paraprake të hetimit, Fizi ishte kthyer nga jashtë vendit më 9 mars dhe dyshohet se ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortes në Tiranë, ku mund të ketë pasur një përplasje mes tyre. Një ditë më pas, në orët e para të mëngjesit të 10 marsit, 25-vjeçarja konsumoi fostoksinë.
Burime nga hetimi thonë se në trupin e saj janë konstatuar edhe shenja dhune në kokë, fytyrë dhe në njërin krah, ndërsa në banesë është gjetur edhe një letër që e reja u kishte lënë prindërve.
Xhuana Nikollaj dhe Eraldo Fizi ishin martuar në qershor të vitit 2025 në Lezhë, por martesa zgjati vetëm rreth tre muaj. Pas ndarjes, 25-vjeçarja ishte zhvendosur në Tiranë për të jetuar me motrat e saj. Ndërkohë hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat që çuan në vdekjen e saj.
-------------------------------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente











